...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hetimet belge dhe implikimi` Ramës në krim të organizuar: si t`i kuptojmë?

Gjithë qeveria e Ramës, duke filluar nga viti 2014, kur Rama filloi të shkatërronte industrinë e kanabisit që kishte krijuar Berisha në Lazarat dhe lejoi industrinë e parë të përpunimit të kokainës në Xibrakë dhe më pas në gjithë Shqipërinë, është kthyer vërtet në një mafia shtetërore me Ramën kryemafiozin e saj

Ylli Përmeti

28/04/2024 - 08:01

Sipas “RTL info”, një gazete televizive belge, e cila vepron që nga viti 1987, Rama përmendet në një dosje tjetër hetimore, të tregtimit të drogës dhe pastrimit të parave përmes “investimeve strategjike”!

Ky rast, si gjithë rastet e tjerë që tregon raporti vjetor i vitit të kaluar të SPAK-ut, tregon qartë se “investimet strategjike” të Ramës nuk janë gjë tjetër veç një mjet për pastrimin e parave.

Gjithë qeveria e Ramës, duke filluar nga viti 2014, kur Rama filloi të shkatërronte industrinë e kanabisit që kishte krijuar Berisha në Lazarat dhe lejoi industrinë e parë të përpunimit të kokainës në Xibrakë dhe më pas në gjithë Shqipërinë, është kthyer vërtet në një mafia shtetërore me Ramën kryemafiozin e saj.

Goditjet e 28 grupeve kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe sekuestrimet e kanabisit, heroinës, kokainës dhe ekstazës, armëve dhe lëndëve plasëse, që përmend Balla lartë e poshtë, nuk janë gjë tjetër veç përpjekje për të treguar se ministria e brendshme po lufton krimin e organizuar ndërsa nuk përmend faktin se ajo “godet” ose ata që s`kanë lidhje me qeverinë ose ata që kanë lidhje me opozitën (si rasti` Lazaratit dhe të tjerë pas tij), me qëllim që ta dobësojë atë ndërsa fuqizon veten duke përparur industrinë e drogës dhe pastrimin e parave dhe duke fituar në proces pronat më fitimprurëse të Shqipërisë në “kuadër” të politikës tjetër të qeverisë “Rama”: të “turizmit elitar”.

Qoftë edhe 363 arrestimet e punonjësve të policisë nga Balla, pas 5 muajve në detyrë, si ministër i brendshëm, duhet parë në logjikën apo qëllimin e përmenduar: se ai pushon punonjës të lidhur ngushtë me opozitën; madje, po të përfshijmë dhe qëllimin tjetër të qeverisë “Rama”, të punësojë njerëzit e saj në administratë, të cilin e ka vërtetuar prej vitesh, kuptohet se pse arrestohen.

Kundrejt kësaj politike Berisha por dhe Meta vërtet “çirren” ose tregojnë karakterin e shtetit të Ramës por nuk veprojnë sepse u “digjet xhani” për shtetin por për financat e tyre që po u pakësohen.

Padija e establishmentit akademik dhe politik dhe nevoja e ri-edukimit të policisë

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA