Kurvëria politike dhe nevoja e ndalimit të saj nga populli
Kurvëria është një dukuri e shëmtuar, sepse nënkupton shitjen e trupit por ajo përfshin dhe mashtrimin; madje ndonjë herë, ne shqiptarët i japim dhe kuptimin e zotësisë
Ylli Përmeti
22/07/2025 - 14:33
Kemi parë deri tani tre lloj kurvash: ato që shkërdhehen me krerët e partive politike ose krerët e krimit të organizuar shtetëror ose kryekurvat, siç i quajmë ndryshe, për hir të mbajtjes së ndonjë pushteti të rëndësishëm, në ndonjë ministri apo emision televiziv. Kam disa emra në mendje, që me siguri dhe ju keni, por unë do t`i tregoj kur të lexoj raportet e shërbimeve inteligjente. Janë, sigurisht, dhe ato që quhen zakonisht modele ose eskorta, që shkërdhehen dhe me kriminelë të burgosur, dhe kryekurvat e shtetit bëjnë sikur s`i shohin, dhe ato që shkërdhehen për hir të nevojës (ekonomike) me ata që i detyron prapë nevoja (biologjike). Por të rrezikshme janë vetëm të parat, sepse paraqiten si të “ndershme” dhe kanë pushtet dhe kur bashkëpunojnë me kryekurvat e shtetit, i bëjnë gjëmën popullit.
Por kurva mund të quhen dhe ato që zgjedhin meshkuj jo për hir të dashurisë apo sepse i dashurojnë ata, por sepse janë të pasur apo të famshëm, apo me pushtet, apo të treja bashkë, sepse i tradhtojnë dhe i shfrytëzojnë ata; dhe më kurva janë ato flirtojnë apo lidhen me meshkuj të martuar, sigurisht nëse janë në dijeni. Këto janë, gjithashtu të rrezikshme por jo aq të rrezikshme sa ato që kanë pushtet, ndërsa ato që dashurohen me meshkuj pa karakter ose me karakter të paqendrueshëm, nuk mund të quhen kurva por ose fyçka —dashurojnë pa arsyetuar— ose me një prirje të veçantë: dashurojnë vetëm pamjen pa u shqetësuar shumë për përmbajtjen.
Këta dy paragrafë u kumtuan në video dhe u bënë viralë; ndaj pjesa vijuese është deri diku sqarim` tyre:
Njerëzve të ndershëm —dhe ngasa vërej, femrat mbizotërojnë, në pëlqime dhe shpërndarje— në Tiktok dhe Instagram, u ka pëlqyer videoja me llojet e kurvave (që janë pëmbledhur për herë të parë). Por kam shtuar atje gabimisht një “nuk” kur them se “femrat që lidhen me meshkuj të martuar janë kurva, nëse nuk janë në dijeni”, se mashkulli që flirtojnë apo lidhen, “nuk është i martuar”, por e vërteta qendron ndryshe, se ato “janë kurva kur janë në dijeni se ata janë të martuar”, sepse ato shpërnjohin martesën dhe hamendësisht dashurinë që mund të kenë ata për gratë e tyre, duke shkaktur shqetësime të rëndësishme në një martesë, të cilat ndonjë herë çojnë në sherr dhe ndarje, madje dhe vrasje.
Këto lloj kurvash nuk janë si ato që shesin trupin për pushtet e pará, si ministret apo drejtueset e emisioneve televizive, apo vetëm për pará, si modelet apo eskortat, por janë kurva në kuptimin se ato joshin një të martuar (i cili ka përgjegjësi ose faj gjithashtu në një marrëdhënie jashtëmartesore) dhe shkaktojnë një sërë shqetësimesh deri dhe prishjen e martesës. Këto lloj kurvash zakonisht shtyhen nga hakmarrja (që mund të kenë ndaj një mashkulli apo femre) apo “egoja” —në kuptimin se duan t`u tregojnë të tjerëve, dhe veçanërisht shoqeve, se ato janë të zonjat për të patur x mashkull, qoftë edhe të martuar. Zakonisht këto lloj kurvash shënjestrojnë meshkuj të famshëm.
Por vërej se kryefjala nuk është kuptuar nga shumë njerëz në atë video, sepse shumë janë shqetësuar nga dy fjalë që kam përdorur—kurvë dhe shkërdhatë— dhe kanë humbur kuptimin e drejtë të saj. Së pari, ato fjalë përdoren gjerësisht në shtyp dhe në shoqëri. Asnjëra nga ato fjalë nuk është zgjedhur pa menduar peshën e tyre në raport me shoqërinë tonë ose se çfarë lejohet dhe çfarë s`lejohet nga ajo ose nga morali` përgjithshëm i shoqërisë. Të dyja fjalët janë të rënda por të përdorshme në ligjërimin bisedor dhe shoqëror pavarësisht se shumë njerëz —si unë—nuk i përdorin ato në bisedat e tyre por i përdorin në ligjërimin gazetaresk. Së dyti, kryefjala atje është ‘kurvëria’ politike ose e pushtetit politik dhe jo kurvëria në nivel shoqëror pavarësisht se e dyta përfshihet si pjesë e dukurisë nga këndvështrimi filozofik.
Nga këndvështrimi praktik, kurvëria është një dukuri e shëmtuar, sepse nënkupton shitjen e trupit por ajo përfshin dhe mashtrimin; madje ndonjë herë, ne shqiptarët i japim dhe kuptimin e zotësisë, si në rastin kur themi për dikë “si te je kurvë e regjur”, duke nënkuptuar pikërisht aftësinë për të arritur qëllimet tona.
Ndaj dhe si fjalë dhe veprimtari është e rëndë dhe ne e dënojmë si shoqëri. Kodi penal e ndalon kurvërinë ose prostitucionin siç quhet nga ndrikullat tona në qeverisje dhe vjen nga fjala latine “prostituere”, e cila ka kuptimin e “shfaqjes publike” por që në kohën tonë ka kuptimin e lejimit të një shërbimi publik që lidhet me veprimtari seksuale ose lejimin e shitjes së trupit të një femre. Por ndërsa kodi penal e ndalon, kodi politik i krerëve të partive dhe shtetit, e lejon, jo vetëm në kuptimin që ata shfrytëzojnë femrat e partive dhe eskortat, dhe në kuptimin e lejmit të “eskortave” të mbulojnë nevojat e kriminelëve në burgje, siç është raportuar së fundmi, por kryesisht në kuptimin se u japin pushtet (në ministri apo televizione) kurvave të llojeve të ndryshme, me pasojë, të pushtohet dhe Tiktoku me to. Kështu kurvat spikaten dhe madje nderohen në media në vend të dënohen, jo në kuptimin juridik, por shoqëror; me pasoja në shoqëri, të dëmshme dhe aspak të dëshirueshme, sepse vajzat e reja nxiten në kurvëri meqënse shohin se kurvat nderohen dhe madje pasurohen shpejtë, si në rastin e ministreve apo drejtuesve të emisioneve televizive dhe eskortave...apo “gazetarëve”. Në këta të fundit hyjnë të gjithë gazetarët në Shqipëri por në krye të tyre qendrojnë tipa si Fevziu dhe Balla, të cilët shkelin ligjin e medias dhe braktisin parimet e gazetarisë dhe pa pikë turpi kërkojnë nga të tjerët të zbatojnë ligjet.
Dhe po të kemi parasysh thënien e madhe të Aristotelit, se “shprehja e lehtë e fjalëve të pista çon shpejtë në veprime të pista” dhe po të kemi parasysh gjithashtu se sa lehtë i përdor fjalët e pista kryekurva e shtetit, me të fundit shprehjen e tij të famshme “fuck you”, kur po fliste me ndjekësit e tij dhe mësoi ndalimin e Veliajt nga Spaku ndërsa godiste tryezën me dorë, pak para zgjedhjeve të majit, duke e përligjur atë sjellje të turpshme më pas me “pasionin” e tij për atdheun, të dëshmuar dhe nga fëmijët, dhe çfarë ka bërë ai për kapjen e medias, me kryesorin Tap-Topin, ku shihen e dëgjohen lloj-lloj kurvash në programe Big Brother e Përputhen, kuptohet se cila është detyra e popullit: ta dënojë dhe ndalojë një sjellje si ajo e kryministrit që sillet si kurvë dhe gjithçka që ka krijuar ai në parti, media, universitete dhe shoqëri.
Ylli Përmeti: Pse shajnë njerëzit dhe si mund ta tejkalojmë?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 25 reads