...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lulëzimi` Greqisë nga shfrytëzimi` shqiptarëve dhe pasuria e ‘frikshme’ e oligarkisë greke dhe shqiptare

Në vijim do të tregoj se si Greqia lulëzoi me braktisjen e socializmit marksist në Shqipëri dhe shfrytëzimin e shqiptarëve si atje ashtu dhe në vendin tonë dhe si ajo ka krijuar një oligarki të pasur si kurrë më parë në historinë e saj 200 vjeçare me pushtet të jashtëzakonshëm ndërsa korrupton klasën tonë politike dhe mban popullin tonë në errësirë

Ylli Përmeti

23/05/2024 - 09:16

“Gjeostrategjia” lidhet me gjuhën greke dhe është pjesë e “gjeopolitikës”. "Gjeopolitika" është përsëri fjalë greke që nënkupton marrëdhënien e gjeografisë fizike me një sistem politik. Këto fjalë janë shpikur nga shkencëtarët politikë gjermanë të epokës së Hitlerit dhe janë zhvilluar më tej nga SHBA, Rusia dhe Kina gjatë dekadave të fundit. Nga gjeopolitika e superfuqive në fjalë po mësojnë fuqitë rajonale si Greqia, nëse e shohim fuqinë e saj politike në një kontekst rajonal.

Në lidhje me Shqipërinë, Athina po përdor kryesisht fuqinë e saj “të butë” (politike dhe ekonomike) dhe një pjesë të fuqisë së saj të “fortë” (diplomaci shtrënguese dhe jo fuqi ushtarake). Nga këto pushtete, fuqia ekonomike është fuqia më e rëndësishme pasi pa të asnjë fuqi politike nuk mund të çojë përpara gjeostrategjinë e saj. Fuqia e saj ekonomike, me fjalë të tjera, është mjeti kryesor për qëllimin e saj: hegjemoni dhe zgjerim. Pas këtij pushteti vjen fuqia e saj politike, e cila përfshin “mjetet e saj gjeopolitike” (p.sh. përdorimin e diplomacisë shtrënguese në rast se Tirana nuk përmbush kërkesat e saj) dhe ideologjinë (p.sh. duke përdorur brenda vendit ideologjinë se Greqia banohet vetëm nga grekët ndërsa diskriminon pakicat si arvanitasit apo shqiptarët).

Për të njëjtën arsye, në vijim do të tregoj se si Greqia lulëzoi me braktisjen e socializmit marksist në Shqipëri dhe shfrytëzimin e shqiptarëve si atje ashtu dhe në vendin tonë dhe si ajo ka krijuar një oligarki të pasur si kurrë më parë në historinë e saj 200 vjeçare me pushtet të jashtëzakonshëm ndërsa korrupton klasën tonë politike dhe mban popullin tonë në errësirë.

Gjatë dy dekadave të social-demokracisë (1960-80) Greqia pati rritje të qendrueshme  për frymë. Por kur u bë anëtare e BE-së në vitin 1981, pësoi katër vite “depresion” ndërsa katër vitet e fundit të asaj dekade përjetoi një farë rritje. Pas rënies së socializmit marksist në Shqipëri dhe “vërshimit” të shqiptarëve atje filloi të zhvillohësh me disa luhatje por pas vitit 2000 përjetoi gati një dekadë rritje, deri në vitin 2008. 

Sipas Bankës Botërore, PBB-ja për frymë në Greqi u rrit nga 9,600 dollarë në vitin 1990 në 32,128 në vitin 2008 ose gati pesëfish më shumë. Pas atij viti PBB-ja për frymë ra gati sa gjysma e dekadës së parë por vazhdon të qendrojë 15 për qind ose më shumë se dyfish më lartë se viti 1992. Gjatë të njëjtët vite PBB-ja e Shqipërisë për frymë nuk u rrit as njëfish (shih grafikun).

Por kjo rritje nuk tregon gjithë të vërtetën, sepse ne duhet të shikojmë se cilat klasa shoqërore kanë përfituar më shumë nga ajo. Sipas një raporti të CNN të vitit 1990,  Greqia kishte në atë kohë dy miliarderë: Spiro Laçin ose Lacin siç e greqizojnë grekët (me 1.8 miliardë dollarë) dhe Jorgo Stavros Livanosin (1.6 miliradë dollarë). Në vitin 2024 miliarderët grekë janë shtuar dhe lista e Forbe-sit mbi Miliarderët e Botës, 2024, ka përfshirë dhjetë prej tyre por me pasuri disafish më shumë se dy miliarderët e viteve `90. Maria Angelikusis qendron në vend të parë me 6.4 miliardë dollarë; pas saj qendron Aristotel Mistakidi me 3,3 miliardë; Filip Niarkos me 2.8 miliardë; Jorgo Prokopi me 2.6 miliardë; Konstadin Martinos me 2.3 miliardë; Spiro Laçi me 2.2 miliardë; Vardis Vardhinojanis me 2.1 miliardë; Mariana Laçi me 1.8 miliardë; Andreas Martinos me 1.8 miliardë; dhe Athansios Martinos me 1.5 miliardë.

Por të gjithë bashkë ata zotërojnë 26.8 miliardë dollarë ose më shumë se gjysma e PBB-së së Shqipërisë (44 miliardë: 2023) kur PBB-ja greke ishte 337 miliardë dollarë. Por po të shtojmë dhe 9 miliarderë të tjerë grekë, pasuria e tyre shkon në 54 miliardë dollarë. PBB-ja e vendit tonë rrjedhimisht është sa pasuria e rreth 20 pasanikëve të Greqisë―çka nënkupton faktin se oligarkia greke ka fuqi ekonomike të jashtëzakonshme krahasuar me oligarkinë tonë. Fuqia ekonomike, me radhë, përkthehet në fuqi shoqërore dhe politike dhe mundësi për t`u zgjeruar drejt Shqipërisë dhe jo vetëm. 

Përqendrimin e pasurisë greke në pak duar e tregon dhe një studim sipas të cilit “1% popullsisë më të pasur zotëron afërsisht aq pasuri sa 50% më e varfra, ndërsa 10% më e pasura ka rreth katër herë pasurinë e 50% më të varfërve. Përveç kësaj, pabarazia e pasurisë në Greqi është rritur mes 2009 dhe 2017. Në të njëjtën kohë, pasuria mesatare u tkurr me një të tretën, ndërsa përqindja e familjeve të pasura-të varfëra dhe familjeve keq-e-tukeq u rrit me rreth 20%...Pavarësisht se janë shpërndarë relativisht në mënyrë të barabartë, zotërimet reale të pasurisë shkaktuan pjesën më të madhe të prirjeve në rritje të pabarazive të pasurisë në vend. Anasjelltas, ndonëse të shpërndara në mënyrë shumë të pabarabartë, pasuritë e patudshme financiare luajtën një rol të parëndësishëm në dinamikën e pasurisë”.

Falë braktisjes së socializmit dhe shfrytëzimit kryesisht të shqiptarëve, Greqia në 200 e ca vitet e saj (shih grafikun, sipas Universitetit Ekonomik të Athinës) po përjeton një “lulëzim” ekonomik të paparë ndonjë herë. Por jo për më shumë se 50 për qind të popullit të saj dhe shqiptarët. 

Pabarazitë dhe pasuritë e oligarkisë politike dhe ekonomike greke, në fjalë të tjera, u shtuan pavarësisht krizës ekonomike. Për krahasim, 10 më të pasurit e Shqipërisë, ku bëjnë pjesë Samir Mane, Shefqet Kastrati e të tjerë kishin në vitin 2020 “67 miliardë lekë ose rreth 540 milionë euro” në llogaritë e tyre bankare ndërsa një vit më pas ata e rritën pasurinë në “rreth 97.3 miliardë lekë”. Qoftë edhe nëse e shikojmë pasurinë e tyre nga këndvështrimi i pasurisë tërësore (ku përfshihen dhe pasuritë e patundshme) ku Manja qendron në krye të listës së më të pasurve në Shqipëri me rreth 1.5 miliardë euro, shuma e oligarkisë sonë është shumë e vogël krahasuar me oligarkinë greke, qoftë edhe nëse përfshijmë shumën e padeklaruar, prej më shumë se 5 miliardë dollarë, të fshehur jashtë vendit nga oligarkia jonë (Berisha, Rama etj.). 

Me gjeostrategjinë dhe pushtetin e saj ekonomik dhe politik, Athina, në fjalë të tjera, ka mundësi të përparojë qëllimet e saj për shkëputjen e jugut të Shqipërisë dhe të vazhdojë të shtyp të drejtat e shqiptarëve në Greqi dhe të shfrytëzojë krahun e lirë të punës si në vendin tonë ashtu dhe atje, sidomos në kushte kur elita (dhe pupulli) ynë s`janë në dijeni të gjeostrategjisë së saj dhe pushtetit të saj: sepse s`ka kryer asnjë studim. Ky studim është i pari por ky do të censurohet nga klasa jonë politike pikërisht sepse ajo është zvetënuar nga klasa politike greke (me milionat e saj) dhe kështu populli ynë jeton në errësirë dhe ushqen përshtypje të rreme ose iluzione ndërsa Greqia përparon me planet e saj grabitqare.      

Pjesë nga studimi:

Gjeostrategjia greke për shkëputjen e jugut të Shqipërisë, shtypja e të drejtave të shqiptarëve në Greqi dhe mashtrimi` klasës sonë politike

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA