...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nga elita jonë kriminale te populli ynë i parritur: pse grekët janë provokatorë në shtëpinë tonë?

Ata që akuzuan qeverinë për paaftësi, padinjitet, paburrëri dhe tradhëti (mes shumë të tjerësh dhe “Shoqata Çamëria”) lidhur me “heshtjen” e saj kundrejt veprimeve të nacionalistëve grekë në jug të Shqipërisë, pa treguar shkaqet dhe pa kërkuar luftimin e tyre përmes një plan-projekti dhe strategjie kombëtare, do të vepronin njëlloj si qeveria aktuale për mos të thënë më keq: sepse s`kanë kuptuar as shkaqet e heshtjes dhe as përpiqen t`i kuptojnë!

SHJ

09/11/2018 - 08:05

Ata që akuzuan qeverinë për paaftësi, padinjitet, paburrëri dhe tradhëti (mes shumë të tjerësh dhe “Shoqata Çamëria”) lidhur me “heshtjen” e saj kundrejt veprimeve të nacionalistëve grekë në jug të Shqipërisë, pa treguar shkaqet dhe pa kërkuar luftimin e tyre përmes një plan-projekti dhe strategjie kombëtare, do të vepronin njëlloj si qeveria aktuale për mos të thënë më keq: sepse as kanë kuptuar shkaqet e heshtjes dhe as përpiqen t`i kuptojnë! Nuk është “heshtja” e qeverisë aktuale (në fakt Rama s`ka heshtur; thjesht ka mbajtur qendrime jozyrtare) as edhe pasojë e “diplomacisë” së saj―domethënë, se heshtja është më e mirë kundrejt të “pagdhendurve që jetojnë si hiena e këndojnë si korba...” siç na i paraqiti Rama provakatorët në një replikë me qytetarin shifrar kur ky i fundit i kërkonte të ndërhynte se na e fëlliqën shtetin.

Por është pasojë e humbjes së pavarësisë ekonomike dhe varësisë së madhe që është krijuar kundrejt elitës greke. Përveç pavarësisë ekonomike vendi ynë humbi dhe pavarësinë ushtarake: tashmë qiejt tanë zotërohen nga aeroplanët grekë dhe italianë. Humbi, më tej, pavarësinë sociale―në kuptimin që fetë do të administronin mendjet e popullit fetar dhe jo ndonjë elitë dhe ideologji si shekullin e kaluar.

Humbi, përmblethtas dhe sipas rëndësisë, pushtetin ekonomik, pushtetin ushtarak dhe pushtetin social. Kontrolli i qeverisë aktuale ushtrohet vetëm mbi disa militantë (rreth 85 mijë) që riprodhojnë partitë e shitura në financën dhe pushtetin ekonomik të të huajve. Thuajse të njëjtën përqindje kanë dhe partitë e opozitës (PD, LSI etj.). Këta militantë nuk kanë zhvilluar ndonjë idelogji në mendje siç kishin zhvilluar deri diku kuadrot e shekullit të kaluar por kanë vetëm një qëllim: të kenë pak më shumë pushtet politik dhe ekonomik dhe rrjedhimisht dhe social në duart e tyre duke pritur radhën e pushtet-mbajtësve. As kanë zhvilluar ndonjë grimcë dije për realitetin e ri gjeopolitik që është krijuar pavarësisht se këtej e tregojmë lakuriq. Kur një qeveri humbet të gjitha këto dhe ka presion si nga sponsori (greku, italiani, turku etj.) si nga populli i shqetësuar për ngjarjet që ndodhin rreth nesh por nuk ka ndonjë presion nga brenda partisë (sepse militantët as e kanë kuptuar realitetin as kanë dije paraprake për të pretenduar një realitet tjetër) kujt do t`i përkulet ajo: popullit të shqetësuar apo sponsorit?

Sponsori ynë i jugut u duk qartë dhe në masmedian tonë “kombëtare” gjatë ditëve të vrasjes dhe varrimit: ajo jo vetëm nuk e shqyrtoi drejtë rastin përkatës por dhe për të njëjtën arsye e keqpasqyroi ceremoninë. Për shembull, ndryshe nga masmedia greke tregoi se nacionalitët grekë na provokuan me thirrje antishqiptare. Masmedia greke u kujdes t`i paraqiste veprimet provokuese por i paraqiti pa i theksuar dhe pa i shqyrtuar ato duke mbivendosur veprimet e policisë sonë (masat e rrepta etj.).

Keqpasqyrimi në këtë rast lidhet me faktin se masmedia jonë nuk na tregon shkaqet pse guxojnë dhe provokojnë grekët në shtëpinë tonë: sepse nëse përdorim një parim familjar, se kush na provokon në familje s`ka rrugë tjetër veç derën ose nëse nuk del vetë, familja mund të përdorë dhunën...në këtë rast, nuk u përdor asgjë përveç kontrollit të “ashpër” nga policia. Pse? Sepse vendi ynë varet nga elita greke!

Fakti tjetër, që nuk e përmendi as kryeministri e as masmedia jonë, është se nacionalistët grekë u organizuan...përpara se të vinin. Nga kush u organizuan dhe kush i pagoi shpenzimet e udhëtimit? Në pavarësi nga elita greke?

Hamendësisht, sepse Rama nuk donte të bënte lidhjen mes “provokatorëve” në rrugës dhe sponsorëve të tyre, sepse e pengon arsyeja që përmenda më lartë: elita greke sponsorizon qeverinë (me mbështetje në BE etj.): sepse një kryeministër dhe masmedia e pavarur dhe shkencore do të tregonte së pari shkaqet e vërtetë që çuan viktimën në vrasje dhe pastaj do të tregonte dhe lidhjen mes “provokatorëve” të rrugës dhe Provokatorëve Institucionalë dhe do të përgjigjësh drejtë...

Viktima, për shembull, nuk ishte “terrorist” siç na e paraqesin shumë pamendarë: sepse asnjëri nuk shkoi në terren për të matur perceptimin e bashkëfshatarëve të tij―u terrorizuan vallë apo e mirëpritën si veprim revolucionar? As ishte “agresor”! Agresioni nënkupton dhunë dhe dhunën në një shtet e përfaqëson së pari policia e shtetit. Kjo është arsyeja pse veprimet e policisë sonë kritikohen nga elita greke.

Çështja e fundit që nuk përmendi masmedia jonë kriminale është origjina e vërtetë e banorëve të Bularatit: janë vërtet grekë (jonianë siç na mëson Herodoti) apo “grekë” të asimiluar dhe nëse po, pse janë asimiluar?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje dhe përgjigjet jepen vetëm duke studiuar dhe kuptuar...sa historinë dhe drejtësinë po aq edhe kushtet e reja gjepolitike që janë krijuar me vendin fqinjë.                       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA