...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Skandali “Peza-Tafani” mbushi “kupën” e durimit me SPAK-un: thirrje për protesta

Skandal i mirëditur nga unë dhe punonjësit e RTSH-së por tani plasi

Ylli Përmeti

07/09/2024 - 12:37

Alfred Peza u dorëhoq dje nga (sh)drejtimi` RTSH-së ndërsa Blerta Tafani i kishte shkrojtur tre ditë përpara dorëheqjes, Këshillit drejtues të RTSH-së, një letër ku akuzon Pezën se filloi ta dhunonte psikologjiksht që kur filloi (sh)drejtimin e televizionit në këmbim të seksit. Siç shkruan ajo në letër, ai filloi ta kërcënonte me paralajmërime se do të largonte nga puna gjithë bashkëpunëtorët e saj e kërcënime të tjerë, nëse ajo nuk u përgjigjësh kërkesave të tij. Ajo ka dërguar dhe një “ekstrakt të mesazheve” të tij në Këshillin përkatës ndërkohë që të plota do t`i paraqes në organet e drejtësisë.

Unë shkrojta më shumë se një vit më parë një editorial ku shqyrtoj shkeljet ligjore të KKRTSH-së dhe Pezës dhe kërkova ndalimin e tij në ushtrimin e detyrës duke kërkuar protesta; madje editorialin ia dërgova dhe SPAK-ut me qëllim që të fillonte hetime. Thirrjen time e mbështetën disa punonjës të RTSH-së, të pushuar nga Peza, por protesta s`u organizua kurrë.

Mua më kishin njoftuar disa punonjës në RTSH se Tafani ishte nënshtruar ndaj epsheve të Pezës. Megjithatë, duket se çështja është ndryshe; sipas saj, ajo i ka rezistuar epsheve të tij përderisa e kallëzoi dhe e detyroi të dorëhiqësh. Nëse çështja është ashtu siç e paraqet ajo, e përgëzoj. Por nga ana tjetër, si gazetare s`ma ka mbushur “syrin”, sepse vërej se i nënshtrohet censurës.

Megjithatë, për Ramën detyrimi` Pezës për t`u dorëhequr për arsye seksuale, është një shuplakë tjetër dhe me siguri ai do të ushtrojë përmes zagarëve të tij trysni ndaj Tafanit; me gjasë për të tërhequr akuzën ndërsa Peza mund ta paraqes atë si “shpifje”. Tafani nuk është se është shquar në gazetari të ndershme por nëse ka siguruar prova bindëse për akuzën e saj meriton të mbështetet.

Nga rasti “Peza” kanë përgjegjësi penale SPAK-u, KDRTSH-ja, dhe sigurisht Peza: SPAK-u, sepse e njoftova menjëherë pas botimit te editorialit ku tregoj shkeljet flagrante të ligjit; KDRTSH-ja, sepse shkeli ligjin kur zgjodhi Pezën dhe Peza, sepse ka shumë shkelje ligjore në shpinën e tij. Por SPAK-u qendron në krye të përgjegjësisë dhe sidomos në kushte kur “sinjalizohet” nga një gazetar i pavarur.

Ka një vit që “zien” çështja “Peza” në RTSH dhe dëmet janë të jashtëzakonshme, që nuk lidhen vetëm Tafanin por me tërësinë e drejtimit të institucionit qendror të Shqipërisë dhe kombit tonë në tërësi. RTSH-ja ka bërë një propagandë të pështirë në mbështetje të Ramës me Pezën drejtues dhe Dudushin të drejtojë një emision (politik) qendror në të.

Ky rast është një arsye më shumë se pse duhet të protestohet përpara SPAK-ut dhe të tregohet karakteri` tij dhe të kërkohet hetim i shpejtë dhe i plotë i RTSH-së dhe të shkarkohen anëtarët e KDRTSH-së dhe zagarët e tjerë që ka “infiltruar” Rama atje: tipa si Dudushi etj. Unë për rreth dhjetë ditë mbaroj me librin dhe më pas do të jem gati për protesta dhe në nevojë dhe për greva. SPAK-u e ka mbushur “kupën” dhe duhet shtrënguar; ndryshe rrezikojmë të ardhmen tonë.

Shkeljet flagrante të KDRTSH-së dhe Pezës në RTSH dhe nevoja për mobilizim

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA