Strategjia e Sorosit për kapjen e partive politike dhe rrëzimin e Kurtit
Sorosi synon të krijojë varësi me “pretendentët” e drejtimit të shtetit të ri dhe në proces të krijojë “mostra” neoliberale ose itharë për përparimin e “rendit” të globalizmit neoliberal ose “Shoqërisë së Hapur” siç e quan ai, në të cilin ai ka kontribuar vendimtarisht 40 e ca vitet e fundit: që në vitet `80 kur filloi të sponsorizonte dhe përgatiste “disidentët” e komunizmit në Evropën Lindore (Çekosllovaki, Poloni, Hungari dhe Bashkimin Sovjetik) dhe të krijonte degët e fondacionit të tij.
Ylli Përmeti
06/07/2023 - 19:02
Dihet se Kurti që është “pjellë” e Sorosit: ai mbaroi studimet e elektroteknikës falë bursës së paguar nga fondacioni “Soros”. Përfshirja e tij në listën e “sponsorizimeve” të fondacionit në fjalë është dëftuese. Si ai, shumë të tjerë në VV dhe gati në gjithë partitë politike në Kosovë, përveç AAK-së.
Aktualisht në krye të shtetit qendron Vjosa Osmani, një tjetër sorosiste e thekur. Madje në disa raste, si në rastin e ish kryetarit të bashkisë së Prishtinës, Sorosi ka dhënë dy bursa (për të cilat e ka përgëzuar dhe Kurti kur u zgjodh në vitin 2013); dhe ndoshta të tjerë kanë gëzuar më shumë bursa e privilegje të tjera në “udhën” e tyre për të “kurrur” fitore pushtetore.
Nga ana tjetër, dihet strategjia e Sorosit me bursat e tij: ai synon të krijojë varësi me “pretendentët” e drejtimit të shtetit të ri dhe në proces të krijojë “mostra” neoliberale ose itharë për përparimin e “rendit” të globalizmit neoliberal ose “Shoqërisë së Hapur” siç e quan ai, në të cilin ai ka kontribuar vendimtarisht 40 e ca vitet e fundit: që në vitet `80 kur filloi të sponsorizonte dhe përgatiste “disidentët” e komunizmit në Evropën Lindore (Çekosllovaki, Poloni, Hungari dhe Bashkimin Sovjetik) dhe të krijonte degët e fondacionit të tij.
Veprimtaria e parë politike e Sorosit në Kovosë filloi në vitin 1991 (përmes Fondacionit Soros për Jugosllavinë) ndërsa në Shqipëri në vitin 1992, kur ishte president ―për herë të parë―, Berisha. Që nga ajo kohë ai nuk ka kontribuar vetëm në krijimin e partive neoliberale ―pasi u lejua nga pushtetet, që, në rastin tonë ishte Berisha, por dhe në krijimin paralel të asaj që quhet “shoqëria civile”.
Kjo e fundit është ngjizur si një “kundërpeshë” e partive në pushtet ose si një forcë politike “në hije” që ushtron trysni sa herë qeveria imponon mbi popullin politika të padrejta dhe ngaqë përbëhet nga “ekspertë”, qeveritë duhet ta pyesin atë përpara se të marrin vendime.
Në vendit tonë “disidenti” kryesor i komunizmit ishte Fatos Lubonja. Ky i fundit e ka pranuar botërisht se ka qenë pjesë e Fondacionit Sorosit. Madje ai ka nxistur pjesëmarrjen në to ndërsa së fundmi, duke filluar nga viti 2017, ai kundërshton Sorosin sepse, sipas tij, ai ka tradhtuar parimet. Pas tij, në vitin 2020, u shfaq dhe Berisha si anti-sorosist, por për gjepurat e mirëditura: se ai kërkonte të ndalonte ndarjen e Kosovës që donte Sorosi, Rama dhe Thaçi dhe ky i fundit korruptoi Uashingtonin për ta deklaruar atë të ”padëshirueshëm”.
Kjo është arsyeja kryesore se pse programet partiake të 30 e ca viteve të fundit “thuren” në përputhje me “rendin” përkatës: sepse individët kryesorë të partive kanë krijuar varësi ndaj tij si pragmatiste ashtu dhe ideologjike. Ata i detyrohen Sorosit jo vetëm për studimet e tyre por dhe për mbështetjen që kanë gëzuar gjatë karrierës së tyre për të fituar pushtetin.
Dy janë, rrjedhimisht, faktet që Berisha është sorosist: njëri lidhet me pohimin e tij kur e falenderon në 1992 për “mbështetjen shumë të nevojshme” të Fondacionit Soros si me letër për shtypin e propagandës së Berishës ashtu me shtypin amerikan ku Berisha paraqitësh si shpëtimtar i popullit dhe njeri me vlera të spikatura nga Voa dhe mjete të tjera shtypi; dhe një tjetër, politikat e partisë së tij: ato janë qendisur sipas “epsheve” të Sorosit ose në përputhje me politikat neoliberale të Sorosit. Pikërisht për këtu arsye, Berisha e quan atë mik të tijin. Ja ç`citon ai lidhur me faktin e parë:
“I dashur Z. Soros. Po ju shkruaj para së gjithash për t`ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme të Fondacioni “Shoqëria e Hashur” i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri, 120 tonët e letrës janë shembulli i ndihmës që fondacioni juaj dhe shtypi amerikan demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshime se kjo ndihmesë, ishte çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. 45 vjet të izolimit të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngushtme për reformë të plotë ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare të luaj një rol të rëndësishëm në planifikimin edhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria shqiptare ashtu edhe unë personalisht shpresojmë që të kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj. Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal. Shpresoj të shihemi së shpejti”. 
Në fakt, Berisha në një falenderim të vetëm tregon dhe disa të vërteta të tjera: jo vetëm kontributin e tij por dhe faktin se Sorosi ishte “çelës” për fitoren e partisë së tij në vitin 1992 dhe “i rëndësishëm” në vendimet e “reformave” të Berishës; këto të fundit dihet se ç`soj “reformash” ishin: privatizime dhe shkatërrime.
Gjykuar nga strategjia e Sorosit me sponsorizimet e tij; nga programet partiake; dhe nga mbështetja që ka siguruar Sorosi ndaj tipave si Berisha, Kurti dhe Rama, kuptohet se ata pushtetin nuk e kanë fituar siç na përrallisin ata vetë e shumë pas tyre: me “punë” apo beteja të drejta politike.
Ndaj dhe Berisha me Kurtin gëzojnë disa ngjashmëri por dhe disa ndryshime: të dy janë kryesisht “pjellë” e Sorosit; njëri është në prag të shpalljes së tij armik ndërsa tjetri ka më shumë se dy vjet që e ka shpallur! Kurti ka një lloj “simpatie” ndaj Berishës; këtë fakt e vërteton sa herë që shkon në Tiranë ku takon Berishën. Tani ata kanë një arsye më shumë ―lufta e përbashkët kundër Sorosit― që të bashkohen më shumë; madje, të kenë në krah dhe Lubonjën dhe shumë të tjerë oas tyre. Por ngaqë “folenë” e kanë të krimbur, kush më shumë e kush më pak, dhe Sorosi ka pushtet më shumë se ata, njëri rrezikon të shkojë në burg ndërsa tjetri rrezikon të rrëzohet nga pushteti!
Se pse Kurti e ka “armik” tashmë Sorosin kuptohet nga veprimtaria e këtij të fundit: ai ka filluar të tregojë vetëm Kurtin shkaktar të krizës në veri. Në këtë drejtim po ndihmon kryesisht Rama. Ndaj dhe ky i fundit po i bën diversion Kurtit―domethënë, po bashkëpunon ngushtë me “ndërkombëtarët”, pas të cilëve qendron Sorosi, që ta paraqesin Kurtin si shkaktarin e vetëm të krizës. Ardhja e Klintonit ―simbolit të “lirisë” së Kosovës― ishte pjesë e kësaj përpjekjeje siç ishte përpjekja e radhës e Ramës për të shkuar në Kosovë dhe për të takuar Kurtin.
Këtë përpjekje e ka kuptuar dhe Kurti sidomos kur Rama miratoi sanksionet e BE-së ndaj Kosovës; madje, duke pretenduar paralelisht se po mundohet shumë për të “shpëtuar” Kosovën nga një krizë më e madhe. Kujtoj se kur Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tha se u ishte lutur perëndimorëve që t`i vononin masat ose “sanksionet” ndaj Kosovës për të na treguar se ai po punonte për shpëtimin e Kosovës! Por pak orë më pas BE-ja njoftoi sanksionet. Kështu “lutja” e tij shkoi kot dhe Kosova u ndëshkua për vendime dhe veprime ku kishin kontribuar të gjithë, edhe ata që vunë sanksionet, edhe ai që po “shpëton” Kosovën!
Si mund ta rrëzojë Sorosi nga pushteti Kurtin? Deri tani ai ka përdorur pushtetet e ndërkombëtarëve ―nga Uashingtoni deri në BE por dhe Ramën, kanaka...rin e tij. Nëse Kurti nuk zbaton “këshillat” e tyre në vijim dhe gjendja përkeqësohet, Sorosi mund të vendosë në veprim gazetarët, si në Prishtinë ashtu dhe në Tiranë, të cilët në kor do të tregojnë vetëm Kurtin si shkaktar të gjendjes. Më pas, mund të mbështesë propozimin e opozitës sorosiste në Kosovë për zgjedhje të parakohshme ndërsa opozita jo-sorosite e AAK-së ka propozuar mocionin por dhe braktisjen e parlamentit. Unë besoj se ato do të zgjedhin mocionin, sepse përmes braktisjes së kuvendit ato nuk mund ta ndryshojnë vendimin e Kurtit ndërsa përmes mocionit ato mund ta rrëzojnë atë, sepse dihet se një përqindje e madhe e deputetëve të VV janë sorosistë dhe ata mund t`i përdorë Sorosi pikërisht për të mbështetur mocionin.
Mes varësisë ndaj Kurtit dhe Sorosit, ata do të zgjedhin më të fortin, ose atë që u garanton të ardhme në politikë. Kurti nuk u garanton atyre të ardhme meqënse ai është në shënjestër të Sorosit, “ndërkombëtarëve”, Ramës dhe opozitës. Në këto kushte ata do të jenë të gatshëm të votojnë për rrëzimin e Kurtit por jo pa bërë marrëveshje me forcat e tjera politike. Sigurisht, ata do të synojnë të përfshihen në qeverinë e re. Por kjo varet kryesisht nga Haradinaj; dhe nga ky i fundit, sepse ai është i vetmi politikan që s`ka krijuar varësi ndaj Sorosit dhe vjen nga radhët e UÇK-së.
Pikërisht për këto arsye, AAK-ja është forca e vetme politike në Kosovë që ka të ardhme. Një arsye tjetër lidhet me karakterin e partive sorosite: ato janë si flluskat e sapunit―çelin shpejtë dhe plotë gjallëri por plasin po aq shpejtë, sepse s`kanë parime, as demokratike dhe as shkencore.
Deri tani partitë politike në Kosovë tregojnë vetëm Kurtin si shkaktar të krizës; kjo rrëfenjë mund të ndihmohet nga Sorosi duke vendosur në veprim gazetarët; disa janë aktivë që tani (Mero Baze etj.). Edhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohëshme, Kurti i humbet ato, sepse do të zhvillohen në kushte ose në një dinamikë ku mbizotëron pretendimi se fajin për krizën në veri e ka vetëm Kurti.
Ky skenar mund të mos realizohet vetëm nëse ndryshon Kurti qasje: pranon fajësinë e tij dhe amniston ata që ushtruan dhunë ndaj organave të rendit dhe tregon dhe fajtorët e tjerë. Deri tani ai s`ka guxuar të tregojë as veten as të tjerët si fajtorë përveç Vuçiçit dhe ndonjë herë, në marrëzinë e tij, shton dhe Putinin.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 106 reads



