Aristoteli: kureshtja, zanafilla e dijes dhe shkenca më e lirë*
Çfarë tregon, për shembull, një njeri që shkruan keq gjuhën e tij?
SHJ
29/03/2018 - 11:12
Në përgjigje të një pedagogu që pyeste dje dhe kerkonte pergjigjen: se pse studentet nuk studiojne?
...Por përgjegjësia rritet më shumë kur kemi njohuri (ose dije) rreth një subjekti sesa kur paguajmë për të studiuar subjektin. Kjo vërtetohet qoftë teorikisht qoftë empirikisht: ‘teorikisht’ si në rastin kur dimë se sjellja ‘e mirë’ dhe e ‘duhur’ realizohet vetëm në një mënyrë dhe nënkupton gjendjen e karakterit dhe një farë dhimbje; dhe ‘e keqja’, në njëmijë mënyra, dhe nënkupton gjendjen e karakterit; ‘empirikisht’ kur dimë se njeriu me karakter virtuoz dhe njohuri, do të jetë më i kujdesshëm dhe më i përgjegjshëm. Njohuria, me radhë, varet nga kureshtja, e cila zhvillohet kryesisht kur ndërvepron dhe përballet me kureshtje të tjera. Ne lindim me kureshtjen por ajo shuhet nëse mësimdhënia është e pakuptueshme. Të gjithë njerëzit nga vetë natyra e tyre dëshirojnë të dinë, citon që në fillim të një prej kryeveprave të tij Aristoteli: Metafizikë. Kureshtja shuhet, për më shumë, kur njerëzit e një shoqërie nuk ndërveprojnë dhe “ushqehen” me të njëjtin ushqim nga partitë në pushtet: propagandën e krimit. Kur shuhet kureshtja, nuk zhvillohet dija; dhe kur nuk zhvillohet dija nuk zhvillohet përgjegjësia. Ja pse themi se “nëna” e dijes është kureshtja.
Që origjina e dijes është kureshtja mjafton të kuptojmë natyrën e shkencës: sepse, siç citon Aristoteli, është për shkak të kureshtjes që njerëzit tani fillojnë dhe në fillim filluan të filozofonin; ata kureshtonin si fillim për vështirësitë e qarta, më vonë përparuan pak nga pak dhe dëftonin vështirësisë për çështjet më të medha, p.sh. për dukurinë e hënës dhe të diellit dhe yjeve të tjerë, dhe për origjinën e universit. Dhe njeriu që ngatërrohet dhe kureshton, e mendon veten padije (ndaj qoftë edhe dashnori i legjendës është në një kuptim një dashnor i Urtësisë, sepse legjenda përbëhet nga kureshtje); rrjedhimisht meqënse ata filozofuan me qëllim që të shpëtonin nga padija, qartësisht ata ndiqnin shkencën me qëllim që të dinin dhe jo për ndonjë qëllim utilitar. Dhe kjo vërtetohet nga faktet; sepse ishte kur u siguruan thuajse gjithë nevojat e jetës dhe gjërat që krijojnë qetësi dhe riprodhim që kjo dije filloi të kërkohësh.
Qartësisht rrjedhimisht ne nuk e kërkojmë atë për hir të ndonjë avantazhi; por ndërsa njeriu është i lirë, ne themi, që ekziston për hirin e tij dhe jo për hirin e tjetrit, kështu ne ndjekim kureshtjen si shkenca më e lirë, sepse ajo vetë ekziston për hirin e saj”. Nga ky proces kuptojmë keqedukimin e krerëve të partive kur thonë “duam njerëz me përgjegjësi” në vend të thonë me dije dhe kureshtje ose së pari me kureshtje pastaj me dije: sepse dija nuk fitohet vetëm në shkollë por dhe në jetë, institucione dhe sektorët e ekonomisë. Çfarë tregon, për shembull, një njeri që shkruan keq gjuhën e tij? Keqedukim! Mendja e tij nuk ka ngulitur as drejtëshkrimin as sintaksën dhe as kureshtjen: sepse një njeri me kureshtje dhe vetë-reflektim, do të përpiqet të shkruajë mirë duke u këshilluar me librat e kësaj natyre. Dhe të mendosh se mësimi i gjuhës është vetëm A-ja: sepse pas mësimit të saj njeriu duhet të mësojë konceptet: nga burojnë (çfarë nënkuptojnë), si formohen dhe si edukohen...
*Ylli Përmeti, Nga keq-edukim në arsim demokratik, f, 37-38
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 127 reads