“Journal for food and drug research” publikoi “vaksinën” kundër infeksioneve (C-19) të Ylli Përmetit
Studimi tejkalon qasjet mbizotëruese me një qasje të re: se si sistemi imunitar aktivizohet nga një gjendje joaktive dhe si mund të luftojë infeksionet, inflamacionet etj
SHJ
21/10/2020 - 13:16
Revista për kërkim ushqimesh dhe ilaçesh (“Journal for food and drug research”) publikoi disa javë më parë një pjesë nga libri i Ylli Përmetit nën publikim me titull, “Gjithë teoria e Shëndetit”: “Luftimi i infeksioneve dhe inflamacioneve: nga “mashtrimi” më i madh i mjekësisë moderne —vaksinat— në një sistem imunitar aktiv”. Siç edhe titulli nënkupton, studimi tregon për herë të parë natyrën e sistemit imunitar dhe qorrsokakun e mjekësisë moderne lidhur me vaksinat. Si i tillë, ai tejkalon qasjet mbizotëruese me një qasje të re: se si sistemi imunitar aktivizohet nga një gjendje joaktive dhe si mund të luftojë infeksionet, inflamacionet etj. Studimi vjen në kohën kur shtetet janë përfshirë në garën e prodhimit të një vaksine të re kundër Covid-19 kur dihet se nuk kanë krijuar një vaksinë efektive për gripin e zakonshëm e jo më për viruse më virulentë. Si i tillë, studimi synon të ndihmojë popujt për të dalë nga gjendja e rëndë në të cilën janë zhytur jo vetëm lidhur me pandeminë por me çdo “epidemi” tjetër: kancer, obezitet etj.
Ylli Përmeti kishte paralajmëruar se do të parapublikonte gjetjen e një “vaksine” për të cilën kishte marrë reagime dyshuese për mos të thënë shpotitëse. Sidoqoftë, studimi publikohet pas parapublikimit të një studimi tjetër rreth dy vjet më parë lidhur me sistemet shëndetësore i cili është pritur mjaft mirë nga komunitetet mjekësore rreth botës përveç Shqipërisë: në këtë të fundit mjekët vazhdojnë të heshtin! Sigurisht, në dëm të tyre. Kujtojmë se i njëjti autor ka parapublikuar një studim për Covid-19 ku tregon dhe masat e parandalimit (që shkojnë përtej masave që këshillon OBSH-ja) për të cilat asnjë mjek në Shqipëri nuk flet kur dihet se edhe ata kërcënohen nga vdekja dhe të tjerë kanë vdekur!
Por duhet thënë se qendra akademike ku është parapublikuar studimi tregoi hipokrizi, sepse ndërsa kërkoi kontributin e Ylli Përmetit për ta publikuar dhe falas (sepse qendrat akademike faturojnë autorët për disa shpenzime që ato bëjnë) në respekt të një kontributi të rëndësishëm që është parapublikuar rreth dy vjet më parë, pas shqyrtimit dhe miratimit të studimit për publikim nga ekipi përkatës, kërkoi tarifë! Faza e shqyrtimit dhe miratimit ishte rreth dy muaj. Pas kësaj faze një përfaqësues i qendrës përkatëse kërkoi tarifën nga autori. Por ngaqë autori nuk paguan tarifë për kontributet e tij, ata publikun një pjesë të vogël të studimit duke i thënë autorit se do ta publikojnë të gjithë studimin në ditën në vijim. Ka kaluar rreth një muaj dhe pavarësisht faktit se një lloj shtrëngimi është ushtruar nga Përmeti për ta publikuar dhe ndihmuar gjendjen, ata u përgjigjën me heshtje! Kështu, treguan jo vetëm mosmbajtje të fjalës —sepse ishin ata që kërkuan kontribute për publikim falas— por dhe faktin se përpara krizës së shëndetit që ka përfshirë planetin, janë paratë!
Ky njoftim do t`i përcillet dhe qendrës përkatëse. Studimi, sidoqoftë, do të publikohet bashkë me studime të tjerë në librin e autorit në muajt në vijim.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 67 reads