...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Dy rastet kur mund të shpërndahet kuvendi nga presidenti dhe bllofi i Metës

Kuvendi nuk mund të shpërbëhet nga presidenti në kushtet aktuale për sa kohë që ka një kryeministër dhe kryeministri aktual nuk ka paraqitur ndonjë mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave

SHJ

15/06/2019 - 07:40

Pas kërkimit të qeverisë “Rama” për shkarkimin e presidentit, qarkullojnë hamendësime se presidenti mund të shpërndajë kuvendin. Vetë presidenca e përforcoi këtë hamendësim me kërkimin nga KQZ-ja të numrit të deputetëve pas kërkimit të shkarkimit të presidentit nga kuvendi. Por si duket bllofon! Lidhur me këtë çështje u pyet dhe Spartak Ngjela, i cili, ndryshe nga shumë “eskpertë” të establishmentit ka kuptim shumë më të drejtë jo vetëm të realitetit politik por dhe ligjeve. Kur e pyetën se nëse presidenti mund të shpërndajë kuvendin, ai u përgjigj…me ligj, presidenti mund të shpërndajë parlamentin, “kur nuk zgjidhet presidenti dhe kur nuk zgjedh dot kryeministër”. Por si duket, për shkak të tensionit të debatit televiziv me idiotët e ftuar, gaboi. Përgjigje thuajse të saktë dha Sokol Sadushi, një pedagog i jurisprudencës, kur tha se shpërndarja e parlamentit nga presidenti është e mundur vetëm në dy raste: “kur nuk arrihet që të zgjidhet kryeministri dhe qeveria ose në lidhje me mocionin e besimit të kryeministrit”. Sidoqoftë, Kushtetuta citon se:

Neni 96

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Neni 104

1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.

2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.

Qartësisht, kuvendi nuk mund të shpërbëhet nga presidenti në kushtet aktuale për sa kohë që ka një kryeministër dhe kryeministri aktual nuk ka paraqitur ndonjë mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave.

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA