...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Haradinaj lirohet nesër

DW

01/03/2017 - 14:39

Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, pohon se "Serbia nuk ka ofruar prova të reja që mund të shërbejnë si bazë për një gjykim të ri të Ramush Haradinajt për krime lufte". Ai është i bindur se Haradinaj "do të lirohet ditën e enjte", në seancën që do të mbahet në Colmar të Francës. Aty liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po i mbahet proces që nga arrestimi i tij në pjesën franceze të aeroportit të Baselit me 4 janar. Haradinaj është arrestuar sipas fletëarrestit të Serbisë, e cila e fajëson ate për krime lufte. Beogradi ka dërguar ndërkohë të gjitha dëshmitë e veta, me të cilat kërkon ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Avokati kosovar Arianit Koci është i bindur se procedura do të përfundojë nesër, me lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë. E të njëjtit mendim është edhe avokatja e Haradinajt në Colmar, Rachel Lindon, e cila mendon se kërkesa e Serbisë është "politike dhe ilegale".

Frankreich Kosovarischer Ex-Regierungsschef Haradinaj festgenommen (picture alliance/dpa/AP Photo/J. F. Badias)

Akuzat e Serbisë

Autoritetet serbe pohojnë se ata kanë dërguar mjaft prova të reja për ekstradimin e Ramush Haradinajt, të cilin e fajësojnë për krime lufte në vitin 1998 dhe 1999. Vetë Haradinaj në një deklaratë për Deutsche Wellen ka thënë se në dokumentet e paraqitura në Colmar nuk ka asgjë të re, që nuk e ka parë edhe gjatë gjykimeve në Tribunalin e Hagës, ku dy herë është liruar nga akuzat për krime lufte. "Këto janë vetëm akuza politke. Unë dy herë jam gjykuar në Hagë dhe  të dy herët jam shpallur i pafajshëm", ka dekalraur për parë Haradinaj për DW. Në vitin 2008 ai është shpallur i pafajshëm ndaj të gjitha 37 pikave të aktakuzës, ndërsa katër vjet më vonë është liruar edhe në instancën më të lartë.

Bramertz ka konfimuar "se janë nxjerrë të gjitha dëshmitë"

Një nga argumentimet e palës serbe është se gjatë procesit në Hagë nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e parashikuar. Në mediat serbe janë botuar edhe emrat e 30 personave për të cilët mendohet se do të duhej të dëshmonin në proceset kundër Haradinajt. Por kryeprokurori i Tribunalit Serge Brammertz, ka thënë edhe në Beograd se në rastin Haradinaj janë marrë në pyetje të gjithë personat e parashikuar dhe nuk ka pasur asnjë pengesë juridike për shpalljen e Haradinajt si të pafajshëm.

Carla del Ponte (Reuters)

Edhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte është shprehur këto ditë e befasuar me autoritetet e Francës, për ndalimin dhe mbajtjen e Haradinajt.

Avokatët e Haradinajt dhe ai vetë pohojnë se nuk ka asgjë të re. Autoritetet juridike serbe pohojnë se ata kanë dëshmi të mjaftueshme për ekstradimin e Haradinajt në Beograd. Gjykata në Colmar do të marrë të enjten vendimin nëse ai do të ekstradohet apo do të shpallet përfundimisht i lirë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA