...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Komisioni i ligjeve miratoi kërkesat e prokurorisë pa shqyrtim dhe pa themeluar liri juridike

Kërkesat e prokurorisë së përgjithshme ishin miratimi i buxhetit të saj dhe rritja e numrit të punonjësve të personelit

SHJ

09/11/2017 - 11:07

Është bërë e udhës tashmë që komisionet e përbëra nga partitë në pushtet të “debatojnë” kërkesat e institucioneve të tjerë shtetëror. Një “debat” i njëjtë u zhvillua dhe dje ku kishte mospajtime. Opozita akuzoi përfaqësuesit e qeverisë për “konflik interesi” sepse kjo e fundit kishte akuzuar prokurorinë në “punën” e saj.

Cilën “punë”? Vetëm punë hetimore s’kemi parë nga prokuroria. Kujtojmë blofin e fundit të prokurorisë së krimeve të rënda, e cila kërkon të arrestojë Tahirin duke u mbështetur në hetimet e homologëve të saj në Itali dhe indikacione. Dimë, gjithashtu, se shumica e prokurorëve dekadat e fundit e kanë shoqëruar krimin dhe shpesh e kanë nxitur në bashkëpunim me policët...për përfitime. Dimë, për më tepër, se prokurorët për të përligjur veten dhe parizituar nëpër zyra, arrestojnë njerëzit e varfër dhe ndonjë student dhe jo...! Nuk do të ishte e çuditshme që “debati” të miratojë kërkesat e prokurorisë dhe kjo e fundit të kënaqet.

Finua, për shembull, citoi kundrejt kërkesave të prokurorëve se: “dhjetë veta, bam, t’i emërojmë, të fillojmë punë në 1 janar në prokurori, të bëjnë qilizëm të plotë jo vetëm të politikës por edhe administratës së lartë”…

Por institucioni i prokurorisë nuk ka asnjë mundësi të hetojë krimet politike përsa kohë që emërimet në sektorin përkatës dhe buxheti miratohen nga pushteti politik. 

Thënë ndryshe, komisioni i ligjeve dje miratoi kërkesat e prokurorisë (buxhet; personel) pa shqyrtuar punën e saj në të kaluarën dhe çdo të bëjë në të ardhmen dhe pa krijuar ndonjë kuadër tjetër institucional përmes të cilit prokurorët të zgjidhen demokratikisht, sipas meritave dhe të jenë vërtetë të pavarur nga pushteti politik.

Siç duket, pushteti politik, bashkë me prokurorinë, po mundohen të krijojnë një tjetër tymnajë për të ‘rivalizuar’ institutcionet e tjera hetuese vitin tjetër: sepse që të hetojë prokuroria krimin politik dhe t’i bëjë ‘qilizëm’ atij, siç citon Finua, ajo duhet të jetë vërtetë e pavarur nga pushteti politik i partive përkatëse.

Ka mundësi të bëhet prokuroria e pavarur? Sigurisht që ka: duke krijuar një tjetër kuadër institucional. Kush mund ta krijojë kuadrin përkatës? Ose pushteti politik i partive ose vetë prokurorët, duke e hartuar dhe publikuar atë, ose populli...ose të gjithë bashkë. Por pse nuk e krijojnë një kuadër tjetër institucional? Sepse kështu riprodhojnë mashtrimin...       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA