...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Miçotaki zgjeron perimetrin e pakicës “greke” në Shqipëri me vizitën e tij në Himarë

Këtë herë ndryshon hapësira e vizitës: ajo zgjerohet me Himarën, me të cilën synohet të zgjerohet perimetri i pakicës “greke” në Shqipëri.

SHJ

05/12/2022 - 15:44

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e BE-së në Tiranë, Qiriakos Miçotakis, kryeministri grek, do të vizitojë Himarën, për herë të parë për një kryeministër grek. Atje ai do të vizitojë një shkollë greke, kishën dhe do të dëgjojë kërkesat e “grekëve” atje të cilat mbeten të njëjta dhe të paplotësuara.

Fredi Beleshi, kryetari i Omonias së Himarës, sqaroi kërkesat e pakicës “greke” në Himarë. Ai foli për shtypin grek dhe tha se ai shpreson që kryeministri grek do të ushtrojë trysni ndaj qeverisë “Rama” për të plotësuar kërkesat e tyre.

Njëra lidhet me pronat, e cila, sipas Be…leshit nuk është zgjidhur 60 vitet e fundit; ndërsa tjetra lidhet me zbatimin e ligjit të miratuar në vitin 2017 për vetë-identifikim, për mbrojtjen e pakicave dhe për mësimdhënien në gjuhën amëtare në të gjithë nivelet.

Vizita tjetër e Miçotakit do të jetë në Derviçan dhe Livadhja ku vlerësohet se pakica greke është gjymtuar për shkak të mërgimit në atdheun jugor. Këto qyteza janë vizituar për herë të parë nga babai i Miçotakit, Konstandini, në vitin 1991. Por këtë herë ndryshon hapësira e vizitës: ajo zgjerohet me Himarën, me të cilën synohet të zgjerohet perimetri i pakicës “greke” në Shqipëri.

Miçotaqi do të takohet dhe me kryepeshkopin e kishës shqiptare, Anastasin.

Përfundimisht, vizita e Miçotakit u anulua sepse i thanë pilotët e tij se moti do të ishte e keq për të fluturuar drejt jugut të Shqipërisë. Por ai premtoi se do t`i vizitojë ata përpara fundit të vitit duke u shoqëruar nga Rama! 

Perditesuar

Për më shumë:

Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA