...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Niveli i detit rritet 3m, Holanda rikoncepton dumat ndërsa Rama premton investime arabe në Durrës

Të paktën tre janë krimet politike në këtë rast: një herë kur mashtron popullin me investime për të cilët nuk merret në konsideratë e ardhmja ekologjike e planetit; një herë kur nuk merret në konsideratë e ardhmja e globalizmit neoliberal mbi të cilin hartohen “projektet” idiote të Ramës dhe qeverisë së tij; dhe një herë kur

Ylli Përmeti

20/04/2021 - 16:34

Ndërsa qeveria “Obama” ndezi dritën e jeshile për Shell-in për të shpuar në Arktik duke shpërnjohur shkrirjen e hatashme të akujve atje  dhe Rusia përparon planet e saj, shkrirja e akullit të Antarktidës gjendet në një fazë tepër kritike: sepse asaj po i shkëputen për ditë ajsbergë akulli. Më i madhi u shkëput përgjatë korrikut të vitit 2017-të, sipërfaqja e të cilit ishte rreth 6,000 km² ose thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së Shqipërisë.  Në të kaluarën ka patur ajsbergë të mëdhenj: më i madhi —i regjistruar— ka qenë në vitin 1956 rreth 32 km² ndërsa është pushtuar në temperaturat më të larta të shënuara ndonjë herë: 18.3°C, duke tejkaluar rekordin e shënuar në vitin 2015-të prej 17.5°C! Rreth një javë më pas, termometri shënoi një tjetër rekord: 20.75°C!

Paralelisht me këtë rekord u shënua një tjetër: shkëputja e një ajsbergu prej 300 km² krahas ajsbergëve të tjerë! Rajoni që shikon drejt Amerikës jugore është një nga rajonet që po ngrohet me shpejtësinë më të madhe mbi tokë duke shënuar 3°C përgjatë 50 viteve të fundit. Si pasojë, thuajse gjithë akujt e bregdetit perëndimor kanë shkrirë: rreth 87% në kohën kur “sasia e akullit të humbur çdo vit nga shtresa e akullit të Antarktidës u rrit të paktën gjashtëfish mes 1979 dhe 2017”. 

Një studim i publikuar gjatë muajit prill të 2021 tregoi se një e treta e pragut të jashtëm të Antarktidës mund të rrënohet në oqean nëse planeti ngrohet me 4 gradë celsius—mbi nivelet para-industriale. Kjo përqindje me ujë të akullt nuk do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të detit nëse shkrinte sepse ajo tashmë qendron në oqean. Por ato janë prita të rëndësishme sepse pengojnë pjesën më të madhe të akullit të kontinentit për të shkrirë në det. Nëse akujt e brendshëm të saj kapnin ujërat e hapur, niveli i detit mund të rritësh dramatikisht.   

Studiuesit paralajmërojnë se efektet katastrofike të ngrohjes globale mbi shtresat e akujve dhe ngricat e përhershme për Arktikun dhe Antarktidën, do të jenë katastrofike: sepse që të dy rajonet po ngrohen me shpejtësi më të madhe se pjesa tjetër e planetit. Nëse vazhdon shkrirja e akujve në Polin Jugor, studiuesit parashikojnë se niveli i detit do të rritet me të paktën tre metra. 

Kujtoj se ky parashikim nuk konsideron humbjen e akullit në Arktik (ku humbjet janë mbi 40%!) dhe vende të tjerë. Një raport i Komisionit Ndërqeveritar në OKB mbi ndryshimet klimatike, që njihet si një standart ari për studime shkencore, ravijëzoi vitin e kaluar kërcënimet e qindra miliona njerëzve nga shkrirja e akujve në Greolandë dhe Antarktidë dhe rritja e nivelit të deteve.  Për të njëjtën arsye Holanda po rikoncepton dumat e saj: sepse e di se e ardhmja e detit do të jetë tejet kërcënuese ndërsa vende të tjerë janë në fazën e kuptimit të së ardhmes

Ndryshe nga Holanda qeveria “Rama” dhe klasa jonë politike, akademike dhe mediatike, këto zhvillime klimatike nuk i ndjek. Për pasojë, Rama, gjithashtu dhe kryebashkiakja e Durrësit, propagandoi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 investime prej miliona eurosh duke “përdorur” milionat  dhe investimet pa perspektivë të Dubait. Pas tij rendën dhe shumë inxhinierë: gjahtarët e tregut. Studimin që publikova kur u goditëm nga tërmeti në Durrës, për shembull, ku tregoj padijen e inxhinierëve dhe klasës politike, madje dhe karakterin diabolik të gjithë këtyre, universitetet dhe media e çensuruan! Si pasojë, populli jeton me iluzione dhe shpresën se Rama do të investojë miliona euro në Durrës.

Të paktën tre janë, rrjedhimisht, krimet politike në këtë rast: një herë kur mashtron popullin me investime për të cilët nuk merret në konsideratë e ardhmja ekologjike e planetit; një herë kur nuk merret në konsideratë e ardhmja e globalizmit neoliberal mbi të cilin hartohen “projektet” idiote të Ramës dhe qeverisë së tij; dhe një herë kur, siç kam treguar në studimin përkatës, investimet në fjalë nuk mund të vijnë kurrë sepse arabët janë në krizë të thellë ekonomike ose mund të vijnë vetëm nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje përmes së cilës ata do të kompensojnë humbjet me kursimet e popullit tonë! 

Lexo edhe këtë:

Pragfalimentimi i Dubait, parapaskena e marrëveshjes me Emiratet dhe përpjekjet e Ramës për të shpëtuar veten dhe mbytur popullin    

*Shkëputur nga studimi, Kriza shumëdimensionale.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA