Pas kancerit, shqiptarët kërcënohen nga depresioni
Dita
07/04/2017 - 17:51
Sëmundja e depresionit në shoqërinë shqiptare është ne nivele shume te larta. 1 në 4 te moshuar vuajnë nga depresioni, ndërsa tek te rinjtë e moshës 15 deri 30 vjeç, kjo sëmundje është një nga shkaktaret kryesor të vdekjeve nga vetëvrasjet, raporton Vizion +.
Në ditën botërore të shëndetit, ku në fokus edhe te Organizatës Botërore te Shëndetësisë është depresioni, specialistët tregojnë se femrat janë më të prekurat.
Problem sipas mjekeve është fshehja e sëmundjes për shkak turpit nga shoqëria.
Mjekët bëjnë apel për personat që kanë shenjat e depresionit t’i drejtohen specialistit. Ndërsa farmacitë të mos lëshojnë qetësues pa recete, pasi kategoria e prekur ka krijuar varësi prej tyre.
Pagjumësia e zgjatur, lodhja, shpërqendrimi, stresi dhe ankthi janë disa nga shenjat e depresionit [...].
Mos kurimi i tij çon në rëndimin e shëndetit mendor, deri në vetëvrasje.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 33 reads



