...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Reforma në drejtësi: ka dështuar apo po përparon?

Shumica e shqipfolësave përsërisin refrenin e pushtokracisë lidhur me reformën në drejtësi se, “asgjë nuk është bërë; asgjë nuk do të bëhet; drejtësia vdiq; ne do t`ju shpëtojmë; pa ne nuk ka Shqipëri”

Genta Kaloçi

20/12/2019 - 10:52

Shumica e shqipfolësave përsërisin refrenin e pushtokracisë lidhur me reformën në drejtësi se, “asgjë nuk është bërë; asgjë nuk do të bëhet; drejtësia vdiq; ne do t`ju shpëtojmë; pa ne nuk ka Shqipëri” etj. Por po rikujtoj disa nga efektet e saj:

1. Reforma në drejtësi u votua nga klasa politike duke ditur se do t`i kthehet bumerang;

2. Filloi zbatimi i saj në polici;

3.Vazhdoi me krijimin e institucioneve të rinj (KK, KED, KLP, KLGJ, GJK); dhe

4. SPAK-u është drejt fillimit të punës (BKH).

Ndërkohë që një mori gjykatësish, prokurorësh dhe policësh janë vetëlarguar nga frika e ligjit; disa dorëhiqen me shpresën e shpëtimit nga skanimi ndërsa të tjerë shpresojnë se emrat e tyre do të spostohen më vonë ndërsa paralelisht u larguan tre lista brezash deputetësh. Më konkretisht u largua pjella e Saliut, Likmonës, Fatosit, Edit duke u zëvendësuar me listat e dyta të Lulzmit/Monikës/Edit (këtyre automatikisht u hiqet e drejta për një rikandidim!).

Po përmend disa ndryshime të reja ligjore që kanë hasur kundërshtime nga të gjitha palët e spektrit politik (pozitë, opozitë):

· Ndryshimet ligjore të kodit civil dhe penal;

· Ligji i nëpunësit civil dhe përgjegjësitë ligjore ndaj administratorëve që kanë ndërmarrë vendime me dëme financiare ndaj interesit publik;

· Ndryshime të administratës së pushtetit qendror dhe vendor; dhe

· Vendime për të drejtat e pronësisë e të tjera nevoja akute që kalon vendi. 

Sigurisht që ka keqpërdorime të ligjit nga të gjitha palët, sepse kriminelët kurrë nuk dorëzohen pa krijuar probleme dhe viktima deri sa të përballjen me drejtësinë. Zullumet e pushteteve janë të dukshme por rëndësi ka që shteti po vendos bazat ligjore.

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA