...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sekretet e depresionit (dhe autizmit) dhe një qasje ‘revolucionare’ për kurimin e tij

Për ‘kurimin’ e depresionit mjekët ose psikiatrët përdorin anti-depresantë (narkotikë që mpijnë qelizat nervore dhe trunore) dhe veprimtari sociale! Me anti-depresantët ata qetësojnë veprimtarinë nervore ndërsa me ndërveprimet sociale synojnë rritjen e veprimtarisë mendore dhe fizike në aspektet sociale. Ata veprojnë kështu sepse kuptimi i tyre lidhur me shkaqet e vërtetë të depresionit është i pjesshëm. Për pasojë, ata “kurojnë” simptomat e depresionit dhe nuk luftojnë shkaqet e vërtetë të tij. Pasoja e mëtejshme e kësaj qasjeje është se ata shkaktojnë efekte të tjerë të dëmshëm dhe afatgjatë në shëndetin e njeriut.

SHJ

20/02/2019 - 14:36

Seritë e dukumentarit të Jonathan Otto-s ­­—“sekretet e depresionit dhe ankthit”— tregojnë jo vetëm keqkuptimin e depresionit nga mjekësia konvencionale por dhe rrugëzgjidhjet meqë disa mjekë kanë kuptuar shkaqet e vërtetë të tij dhe kanë zhvilluar praktikat përkatëse. Për ‘kurimin’ e depresionit, për shembull, mjekët ose psikiatrët përdorin anti-depresantë (narkotikë që mpijnë qelizat nervore dhe trunore) dhe veprimtari sociale! Me anti-depresantët ata qetësojnë veprimtarinë nervore ndërsa me ndërveprimet sociale synojnë rritjen e veprimtarisë mendore dhe fizike me qëllim që depresanti të shkëputet nga problemet mendore. Ata veprojnë kështu sepse kuptimi i tyre lidhur me shkaqet e vërtetë të depresionit është i pjesshëm. Për pasojë, ata “kurojnë” simptomat e depresionit dhe nuk luftojnë shkaqet e vërtetë të tij. Pasoja e mëtejshme e kësaj qasjeje është se ata shkaktojnë efekte të tjerë të dëmshëm dhe afatgjatë në shëndetin e njeriut...Tashmë depresioni konsiderohet epidemi në Amerikë —veçanërisht mes të rinjëve— dhe ka marrë përmasa të hatashme në të gjitha shoqëritë. Ndërsa kjo është një çështje që kërkon shqyrtim të mëtejshëm, një tjetër me rëndësi të jashtëzakonshme për shoqëritë është autizmi.

Në serinë tre të dokumentarit tregohen mes të tjerash shkaqet e autizmit te fëmijët dhe një praktikë tejet e thjeshtë për prindërit, ku citohet një terapist dhe autor i disa librave, John Gray. Vaksinat, citon autori, ndryshe nga bindja që kanë krijuar qeveritë amerikane, nuk janë të sigurta, veçanërisht për disa fëmijë [kategorinë e të cilëve mjeku e sqaron në vijim]: për ta ato janë më të rrezikshme! Kuba, citon mjeku, e cila i përdor vaksinat gjerësisht, nuk ka fëmijë autistë siç kemi ne. Ndryshimi është se në Kubë mjekët nuk japin me vaksinën tajlinol (Tylenol) i cili nuk mund të blihet as në farmaci: sepse acetaminofeni, përbërsi aktiv i tajlinolit, mbyt ethet - dhe kur mbyten ethet mbytet trupi për të prodhuar glutothioninë (glutothione), e cila është super-anit-oksidantja që asgjëson radikalët e lirë — një molekulë e pa ngarkuar me elektricitet. Kështu shkaktohet stresi oksidativ (“oxidative stress”) ose stresi që buron nga oksidimi i qelizave trunore i cili degjeneron qelizat e trurit që shkaktohet nga përmbysja e raportit mes radikalëve të lirë dhe mungesa e anti-oksidantëve në trup.

Nuk bëhet fjalë për ngrënien e anti-oksidantëve. Por trupi nuk prodhon anti-oksidantë si ‘glutothionina’. Kur mjekët injektojnë glutothioninën për të rritur aftësinë anti-oksiduese të organizmit, ata luftojnë simtomat e autizmit dhe jo shkaqet: ato mund të zbuten thuajse menjëherë por më mirë është të aftësosh trupin e fëmijës të prodhojë glutothioninën. Që trupi të fillojë të prodhojë glutothioninën duhet të ulet pesha e stresit oksidativ. Për të realizuar këtë synim proteinat kanë peshën më të madhe: ato shfaqen vetëm kur ti i mundëson të shfaqen: sepse kur ti nuk prodhon glutothioninë për të luftuar toksifikimin e organizmit nga vaksina, truri thotë, në rregull, po përdor herkulat (“hitch up proteins”) për t`u mbrojtur nga sulmi toksik në rrjedhën e gjakut. Këto proteina gjenerohen nga ethet. Nëse ti mbyt ethet, ke mbytur proteinën përkatëse ose ke mbytur mbrojtjen e trupit. Kështu stresi oksidativ bëhet i përhershëm dhe inflamacioni krijohet rreth tij, sepse trupi yt nuk mund të mbrohet, dhe kështu fëmija zhvillon një gjendje kronike dhe ti nxjerrë nga shinat zhvillimin normal të trurit.

Në këto kushte, se çfarë nevojitet është rikthimi i zhvillimit normal të trurit duke shkaktuar prodhimin e proteinës peshëngritëse. Kjo realizohet duke shkaktuar ethe në trurin e fëmijës. Kjo është arsyeja pse në Gjermani një ndër kurat kryesore për mijëra vjet ishte llixha ku uji është i pasur me minerale dhe i nxehtë dhe ku njeriu lundron për të paktën 20 minuta në ditë - i shtrirë me fytyrën drejt qiellit dhe pjesën e pasme të kokës të zhytur në ujë —ndërsa fytyra qendron e pambuluar me ujë— me qëllim që ngadalë të rritet temperatura e trurit. Pas 20 minutave të para, rritet temperatura e ujit rreth 103 gradë (fahrenheit) dhe qendron atje për rreth 20 minuta dhe kështu shkaktohet prodhimi i proteinave peshëngritëse, të cilat jetojnë rreth 48 orë në trup. Nuk është e nevojshme që kjo praktikë të ndiqet çdo ditë por një ditë po një jo dhe për tre muaj. Përmes kësaj praktike dhe shtimit të mineraleve në ushqim, argumenton autori, përmbyset tërësisht gjendja autike e fëmijës.

Terapisti përkatës ka kuruar plotë fëmijë përmes kësaj qasjeje dhe ka realizuar dhe disa dokumentarë ku tregon rezultatet e tij. Ai citon se është realizuar vetëm një studim lidhur me këtë praktikë me 32 fëmijë autistë duke i vendosur ata në një vaskë të zakonshme me ujë çezme 98 gradë për 30 minuta dhe asnjë ndryshim. Pastaj ata ngritën temperaturën e 102 gradë për 30 minuta dhe menjëherë fëmijët filluan përmirësimin e simptomave autiste. Ideale është që në ujë të shtohet magnezium (rreth një paund ose libër—rreth 458 g), sepse këta lloj fëmijësh janë aq të stresuar në qelizat e tyre sa që u mungon magnezi dhe kur mungon magnesi në tru nuk mund të qetësohesh, sepse truri ka nevojë për shumë magnez dhe sigurisht dhe trupi. Qarkullojnë disa preparate me magnez, në formë spërkatje: kështu pas zhytjes në ujë - mirë është fëmija të spërkatet në sqatulla ose në duar me të duke e fërkuar në formë masazhi me qëllim që të përthithet. “Lojtarë” kyç në këtë proces janë potasi, zinku, kalciumi, magnezi dhe lithiumi. Ata alkalizojnë dhe rindërtojnë trurin. Kështu kur fëmija zhytet në ujë të nxehtë fillon truri të prodhojë proteinën peshëngritëse — mburojën e trupit dhe trurit.

Në të njëjtin përfundim ka dalë një studim tjëtër sipas të cilit ethet janë një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe veprojnë duke aktivizuar 'proteinat integrin_α4' që shfaqen në sipërfaqen e qelizave mbrojtëse (imune) duke i lejuar ato të ngarkojnë enët e gjakut dhe duke rritur mbikqyrjen mbrojtëse gjatë infektimit.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA