Shikoni minuesit e drejtësisë së popullit: agjentët e Fondacionit “Soros” (Lapaj, Shabani etj)
Sot po e tregojmë më qartë, me zë dhe figurë, përmes një reportazhi të disa viteve më parë, ku tregohen protagonistët jo vetëm të protestës aktuale por të viteve të fundit: Adriatik Lapaj, Endrit Shabani etj
SHJ
13/03/2022 - 08:12
Kemi ditë për mos të thënë vite që po i tregojmë popullit ―me kontributin e Ylli Përmetit― se agjentët e “Fondacionit Soros” janë pjesë e mashtrimit me protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë. Sot po e tregojmë më qartë, me zë dhe figurë, përmes një reportazhi të disa viteve më parë, ku tregohen protagonistët jo vetëm të protestës aktuale por të viteve të fundit: Adriatik Lapaj, Endrit Shabani etj.
Agjentët e fondacionit përkatës punojnë ngushtë me gazetarët madje dhe me pronarët dhe drejtorët e mediave, me qëllim që të përfshihen në “debate” publike dhe të paraqiten si “yjet” e rinj të luftës kundër korrupsionit dhe shpresa e re për të drejtuar popullin.
Kjo është arsyeja se pse këta agjentë nuk u përmbahen studimeve dhe kërkesave të drejta për popullin dhe ekosistemin: sepse, edhe një herë, sponsori nuk i lejon të kuptojnë shkallën e krizës në sektorin përkatës, sepse për të ka përgjegjësi dhe sponsori―domethënë, dhe Sorosi, i cili riprodhon sistemin neoliberal përmes të cilit ai dhe të ngjashmit si ai fiton dhe popujt dhe ekosistemi rrënohet...
Nga ky minim nuk përjashtohen agjentët e partive në pushtet, PD-së, Shtëpia e Lirisë, LSI-ja madje dhe nga vetë qeveria. Këta të fundit luajnë rolin e kundërzbulimit në protestë. Domethënë, mundohen të “peshkojnë” ndonjë të vërtetë dhe t`u “prishin” mendjen protestuesve pa parti.
Lidhur me qendrimin e OP-së, e cila i është bashkuar protestës, madje e mbështet atë siç është, pavarësisht përbërjes së saj dhe karakterit spontan, ajo nuk është korruptuar ende nga pushtetet e huaja dhe vendore por është “korruptuar” në një kuptim tjetër: pedagogjik―domethënë, nuk ka proceduar nga kuptimi i plotë i krizës në sektor dhe për pasojë nuk ka parashtruar kërkesa të drejta si lidhur me popullin ashtu dhe lidhur me ekosistemin!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 208 reads