...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si të parapërcaktojmë gjininë dhe shëndetin e fëmijës?

Shumë çifte shqetësohen për gjinine dhe shëndetin e fëmijëve dhe shpesh u drejtohen “ekspertëve” të establishmentit. Por nëse gjykojmë nga ‘dija’ që qarkullon kjo çështje mbetet ende në errësirë

SHJ

14/07/2018 - 16:24

Ylli Përmeti ka kryer një studim shumë-përmasor dhe ka qasjen e tij se si mund të përcaktojmë gjininë e fëmijës që duam. Ja se ç’citon ai në studimin përkatës duke sugjeruar që të lexohet dhe shqyrtohet i gjithë studimi:     

...kjo analizë gjenetike përqendrohet te njerëzit e lindur dhe nuk shkon një hap pas: te prindërit: sepse është gjëndja e përgjithshme e mirë (ose e keqe) fizike e një partneri kundrejt tjetrit që përcakton gjëndjen e përgjithshme të spermatozoareve dhe oareve —në kohën e fekondimit— që mundëson përcaktimin e ‘gjinisë’ së një fëmije: sa më e barabartë gjendja e përgjithshme aq më të barabarta do të jenë karakteristikat te fëmija. Nëse, për më shumë, duam të vlerësojmë se në cilën gjendje janë spermatozoaret e një mashkulli apo oaret e një femre, kur duam të lindim një fëmijë të shëndetshëm, ne duhet të shqyrtojmë gjendjen mendore dhe mënyrën e jetesës së një njeriu: kur një njeri ushqehet me parime shkencore (ose “mirë”...se çfarë nënkutpon fjala “mirë” në këtë rast, është e qartë: në përputhje me nevojat objektive të njeriut) dhe ushtron veprimtari sportive - ai gjithnjë do të ketë “farë” dhe “arë” të shëndoshë dhe anasjelltas: kur ai nuk ushqehet mirë dhe nuk ushtron veprimtari fizike, gjendja e tij do të jetë e keqe. Parimin se “fara” dhe “ara” duhet të zgjidhet...siç argumentojnë shumë agronomë, duke u nisur nga praktikat e agronomisë (përzgjedhja e farave për mbjellje), për njeriun nuk mund ta përdorim: sepse gjendja e “farës” dhe “arës” te njeriu varet nga mënyra e jetesës dhe gjendja e tij shëndetësore. Mosha, gjithashtu, duhet të merret në konsideratë. Por jo në kuptimin agronomik: sepse gjendja e farës bujqësore është statike ndërsa gjendja e “farës” mashkullore dhe “arës” femërore është dinamike. Domethënë, natyra e saj mund të ndryshojë në varësi të ndryshimit se si mendojmë dhe jetojmë. Argumenti se sperma është e fuqishme përpara orës 7.30 të mëngjezit dhe për të njëjtën arsye, thonë studiuesit, orët e mëngjezit janë më të mira për të pllenuar oarin e femrës, jo vetëm që shpërnjeh natyrën e spermës por shpërnjeh dhe anën tjetër: gjendje e oareve te femra — si është ajo gjatë këtyre orëve, njëlloj si sperma apo ndryshe dhe pse? Për të njëjtat arsye, do të ishte mirë që njerëzit të kuptojnë së pari natyrën e “farës” dhe “arës” —se kur dhe si ata kulmojnë në fuqi— dhe së dyti të kërkojnë lindjen e një fëmije. Përgjithësisht pranohet se mëngjesi (rreth orës 6) është “ideal” për të dyja gjinitë: sepse te mashkulli sasia e spermës rritet gjatë natës për shkak se gjendra hipofizare në tru “ndizet”, hamendësisht sepse trupi balancohet gjatë gjumit dhe fiton energji, dhe te femra drita e diellit ndikon në gjendjen e saj hormonale dhe dëshirën seksuale. Por është gjendja e përgjithshme e shëndetit mendor dhe fizik që përcakton gjendjen e spermës dhe oareve dhe këto me radhë përcaktojnë gjininë dhe gjendjen e përgjithshme të fëmijës.    

 

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA