...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Në prag falimenti 13 bashki

Dita

30/08/2017 - 19:32

Bashkitë Kavajë, Poliçan, Rrogozhinë, Himarë Tepelenë, Sukth, Kavajë, Fushë Krujë, Krujë, Shijak, Libohovë, Përmet dhe Divjakë  janë klasifikuar borxhlinj të këqinj.

Lista e këtyre njësive vendore është publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve ku vihet re se problemet më të mëdha lidhen me sigurimet e punonjësve, por ka edhe nga ata që nuk kanë shlyer borxhet ndaj Ujësjellësave. Drejtoria e Tattimeve ka njoftuar se ndaj Bashkive borxhlie do të veprohet duke i mbledhur detyrimet edhe me anë të forcës.

Detyrimet që janë akumuluar variojnë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Pavarësisht  reformës territoriale e cila kishte si synim mirmenaxhimin e njësive vendore por edhe përmirësimin e tyre financiar, përsëri 13 Bashki kanë rezultuar borxhlie ndaj Drejtorisë së Tatimeve.

Vetëm pak ditë  më parë Drejtoria e Tatimeve paralajmëroi se në rast të mospagesës së detyrimeve tatimore ky institucion do të ndërmarë masat penalizuese që parashikon ligji dhe që shkojë deri në sekuestrim të pasurive të paluajtshme.

Lista e Bashkive në borxh

1.Kavajë

2.Poliçan

3.Rrogozhinë

4.Himarë

5.Tepelenë

6.Sukth

7.Kavajë

8.Fushë Krujë

9.Krujë

10.Shijak

11.Libohovë

12.Përmet

13.Divjakë   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA