“Fut hundën” prapë ministria e jashtme greke në Himarë dhe Shqipëri
SHJ
31/08/2017 - 11:44
...apo shqiptar, që t'ua mbyllim gojën një herë e mirë pretendimve qesharake të Athinës zyrtare. Koha, në të vërtetë, ka qenë gjithnjë aty. Por klasa politike s'ka mundësi ta zhvillojë referendumin: sepse është e kapur nga kapitali politik grek dhe i kishës greke...
Ministria e Jashtme greke e quan shkelje të të drejtave të minoritarëve planin urbanistik të miratuar një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës.
Mbledhja e zhvilluar në fshatin Kuç, që nisi me tensione deri në largimin e përfaqësuesve të PBDNJ-së, është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas.
“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit”, ka deklaruar zëdhënësi gjatë një konference për shtyp.
Protestues me në krye Fredi Belerin, kryetarin e Omonias në Himarë dhe biznesmenin Nikollaq Neranxi u përpoqën të hynin në sallën e improvizuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Plani më pas u miratua nga këshilltarët e PS-PD e LSI, të cilët diskutuan me konsensus mbi planin e përgjithshëm vendor të Himarës, që pritet ta transformojë rrënjësisht këtë zonë. Dita
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 240 reads



