Rama-Haradinajt: ndrysho qendrim për kufirin me Malin e Zi!
SHJ
27/09/2017 - 17:46
Një çështje e diskutuar mes palëve ka qenë dhe ajo e përcaktimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kryeministri Rama u shpreh se “e shohim me shqetësim çështjen e demarkacionit me Malin e zi ku është e domosdohme të gjendet rruga për zgjidhjen përfundimtare të një ngërçi që po krijon jo pak probleme me bashkësinë ndërkombëtare e cila mbetet garanti kryesor i Kosovës dhe një procesi ku Kosova duhet të ketë gjithnjë e më shumë miq, e nuk ka arsye të humbasë qoftë dhe një të vetëm”.
Zoti Rama u duk se e nxiti homologun e tij kosovar të rishikonte pozicionin e mbajtur prej tij kur në opozitë ishte kundërshtar i marrëveshjes. “Ka një proces të natyrshëm fiziologjik, kalimi nga opozita në qeveri dhe kryeministri kërkon dhe pak kohë besoj që të ndahet nga pozicioni i opozitarit ndaj këtij problemi”, u shpreh zoti Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin Haradinaj. Voa
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 735 reads



