...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rezoluta e mosnjohjes së Jeruzalemit nga OKB-ja dhe përçartjet e “diplomatëve” shqiptarë (SHJ Qendrim)

Diplomacia duhet të mbështetet në të vërteta historike dhe të synojë zgjidhjen e problemeve dhe jo në të “vërteta” që nuk sjellin asnjë zgjidhje, si ato të OKB-së që, ndërsa bëjnë mirë që mbrojnë palestinezët dhe akuzojnë sionistët, nuk tregojnë shkakun përfundimtar të çështjes palestineze dhe izraelite: fenë dhe shkaqet e moslëshimit të palëve në bashkëjetëse, me qëllim që të zgjidhet problemi!

SHJ

23/12/2017 - 09:35

Pas votimit pro të rezolutës së OKB-së për vendimin e Amerikës së Trampit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, e cila ftonte gjithë kombet të përmbahen për themelimin e misioneve diplomatike në qytetin e shenjtë të Izraelit, për të cilën Shqipëria votoi pro rezolutës, bashkë me shumicën e votuesve, shpërthyen kritikat hipokrite, oportuniste dhe pa bazë shkencore të opozitës, me në krye presidentin...dhe vijoi me mbrojtjen e Bushatit, i cili, na paraqiti “faktet” dhe “trillimet” — konsesusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit, të cilat, sipas tij, kanë fuqi detyruese (...) duke u rreshtuar në shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të Amerikës dhe duke na përmendur një numër rezolutash. Pas tij dolën dhe ambasadorët që u shprehën po dhe jo: domethënë, ish-ambasadori Agim Nesho në OKB tha se ne duhet ta kishim mbështetur Amerikën duke përdorur argumentet e opozitës ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael Tonin Gjuraj, mbështeti qeverinë. Hamendësisht qendrimet e tyre burojnë nga parimi “më bëjë ambasador të të mbështesë”: sepse vështirë se kanë të vërteta në mendje!   

Sidoqoftë, ç’mund të presim nga parazitët dhe konformistët?

Dihet se asambleja e OKB-së ka mbajtur një qendrim në mbështetje të Palestinës për shkak të natyrës së shtetit të Izraelit, i cili jo vetëm që është një shtet i ri dhe është krijuar shekullin e kaluar me ndihmën e fuqive të kohës (Britania etj.) në vendin që braktisën që në kohën e perandorisë romake dhe gjetën atje të njëjtin popull vëlla, palestinezët, por të asmiluar në një popull tjetër, kryesisht me fe tjetër, për shkak të perandorisë islame, por dhe agresor: sepse gëzon pushtetin ekonomik, ushtarak dhe fetar dhe, ka krijuar ideologjinë sioniste, e cila është karakterizuar ‘raciste’ edhe nga OKB-ja...për të forcuar shtetin e tij në rajon. Sigurisht, në dijeni të plotë se po të kishte pala tjetër fuqinë ekonomike dhe ushtarake siç e kishte në kohën e perandorisë islame, nuk do të ishte më e mirë se sjellja brutale e saj. Për këtë ‘dijeni’ janë në dijeni edhe palestinezët.

Se çfarë mund të bëjnë palët në këtë përpjekje për të krijuar shtetet e tyre, është e qartë: pala izraelite, me pushtet ekonomik dhe ushtarak shumë më të fuqishëm se pala palestineze, mund të adoptonte një qasje për një shtet të përbashkët duke i treguar palës palestineze se i ndan feja dhe i bashkon origjina. Kujtoj se sionistët krenohen me braktisjen e vendit nga perandoria romake, sepse, sipas tyre, janë të panënshtrueshëm ndërsa përbuzin asimilimin e palestinezëve duke shpërnjohur faktin se palestinezët nuk po u nënshtrohen izraelitëve, pavarësisht mbështetjes që kanë nga “vëllezërit” e tyre në rajon. Ndërsa palestinezët, të reflektonin për origjinën e përbashkët dhe gabimet që kanë kryer pararendësit e tyre në raport me perandoritë dhe ose të braktisnin fenë që kanë ose ta ruanin, meqënse ‘braktisja’ i çmend elitat fetare të rajonit, si komponent dytësor (dhe jo përcaktues të origjinës së tyre) duke kërkuar bashkim në një shtet të vetëm me Izraelin dhe duke kërkuar të njëjtën qasje nga sionistët: fenë ta vendosnin në rang të dytë — një objektiv që e kanë përqafuar vetëm organizatat e majta të të dyja palëve. Por ato janë të pafuqishme.

Nga ana tjetër, njohja e Jeruzalemit si kryeqytet nga Amerika është ‘pragmatiste’ në kuptimin se realisht Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit. Domethënë, kontrollohet nga Izraeli. OKB-ja, thjesht do ta bënte fakt të kryer në kuptimin juridik. Në dijeni të plotë të këtij fakti, Hamasi, ose udhëheqësi i tij, pasi Trampi njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, bëri thirrje për një “intifadë të tretë” dhe pas thirrjes të rinjt muslimanë u hodhën në protesta të çorganizuara, të cilat vazhdojnë edhe akualisht, bashkë me sulmet me raketa nga Hamasi, me pasoja, vdekjen dhe plagosjen e disa dhjetra të rinjëve. Njëkohësisht, argumenti se Amerika i Trampit po përpiqet të ruajë paqen në rajon me qendrimin e saj, nuk qendron për sa kohë që Izraeli i Netanjahut kërkon të themelojë një shtet sionist se sa një shtet demokratik ku feja mos të luajë rol në shtetin e ri. Qartësisht, palët tërheqin nga vetja dhe nuk lëshojnë as edhe një milimetër dhe veçanërisht psikozën fetare. Izraeli, në të vërtetë, ka një arsye më shumë që mos të tërhiqet nga feja e tij: sepse fenë e tij e kanë përqafuar thuajse gjithë popujt perëndimor dhe përmes saj ai siguron jo vetëm mbështetje diplomatike dhe politike por edhe turizëm në qytetin e “shenjtë” siç e quan. Ai mund ta braktiste fenë vetëm nëse në rajon vendet muslimane fenë  e vendosnin të dytën.  

Shkurt, se cili mund të ishte qendrimi i Shqipërisë lidhur me këtë problematikë që krijoi Trampi, është e qartë: abstenimi duke arsyetuar pse. Mund të abstenonte pala jonë? Sigurisht që po, nëse do të kishte dijen e problematikës. Fakti që nuk abstenoi dhe tregoi “faktet” e OKB-së si të vërteta përfundimtare, tregon pikërisht mendësinë parazite të ministrit tonë dhe aspak diplomatike: sepse diplomacia duhet të mbështetet në të vërteta historike dhe të synojë zgjidhjen e problemeve dhe jo në të “vërteta” që nuk sjellin asnjë zgjidhje, si ato të OKB-së që, ndërsa bëjnë mirë që mbrojnë palestinezët dhe akuzojnë sionistët, nuk tregojnë shkakun përfundimtar të çështjes palestineze dhe izraelite: fenë dhe shkaqet e moslëshimit të palëve në bashkëjetëse, me qëllim që të zgjidhet problemi!        

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA