Amerika i shet armë Ukrainës ndërsa Rusia e paralajmëron për ngrirje të marrëdhënieve dhe përshkallëzim të luftës
Administrata e Trampit do të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarke në kohën kur lufta është intesifikur në provincat lindore të vendit me separatistët pro-rusë duke hedhur në erë përpjekjen për paqe si mes Ukrainës dhe Rusisë ashtu dhe mes Amerikës dhe Rusisë/SHJ
VOA
24/12/2017 - 14:34
Presidenti i Ukrainës ka falenderuar Shtetet e Bashkuara për vendimin për t'i shitur armë vendit të tij, ndërsa diplomatët në Rusi [bashkë me Putinin] paralajmëruan se veprimi do të sillte më shumë gjakëderdhje.
Reagimi i indinjuar nga Moska vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t'i shesin Ukrainës armë në një përpjekje për të ndihmuar në luftën kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të vendit.
"Armët amerikane në duart e ushtarëve ukrainas nuk janë për qëllime mbrojtëse, por për të refuzuar agresionin, mbrojtjen e ushtarëve dhe civilëve ukrainas, si dhe për vetmbrojtje më efikase. Është gjithashtu edhe një 'vaksinim' Trans-Atlantik kundër virusit rus të agresionit", tha Presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një postim në Facebook.
Departamenti amerikan i Shtetit tha me anë të një deklarate se vendimi për të ndihmuar Ukrainën me “rritje të aftësive të mbrojtjes” ka si synim “përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën të ndërtojë aftësitë afatgjata të mbrojtjes, për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj”.
Deklarata shton se “ndihma amerikane është tërësisht e një natyre mbrojtëse”.
Në një njoftim të medias që doli para deklaratës thuhej se “paketa totale e mbrojtjes prej 47 milionë dollarësh përfshin shitjen e 210 raketa anti-tank dhe 35 raketa-hedhës." Departamenti i Shtetit nuk konfirmoi se ato armë ishin pjesë e ndihmës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira me Moskën por kjo marrëveshje ka gjasa ta vërë në rrezik atë plan.
Më herët këtë muaj, Sekretari Amerikan i Shtetit paralajmëroi Rusinë se kriza e Ukrainës ishte pengesa më e madhe për përmirësimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 186 reads



