Pse shqiptarët e Maqedonisë dalin të humbur nga këto zgjedhje?
10/12/2016 - 07:59
Sepse vazhdojnë të rreken pas partive politike. Këto, me rradhë, vazhdojnë të mashtrojnë për autoktonizëm dhe histori heroike...pavarësisht se një pjesë e mirë e shqiptarëve janë spostuar nga trojet e tyre dhe një pjesë tjetër, është asimiluar dhe nuk guxon të tregojë së është shqiptare. Kujtojmë se populli shqiptar mund të bashkohet me Shqipërinë duke shfrytëzuar të drejtën ndërkombëtare. Gjykuar nga përfaqësuesit kryesorë të partive shqiptare, së çfarë thonë dhe shkruajnë lartë e poshtë, ata nuk përmendin as të drejtën ndërkombëtare as nevojën për t’u bashkuar me Shqipërinë! Thjesht pretendojnë të institucionalizojnë gjuhën shqipe në institucionet e shtetit maqedon sikur mos të jetonte përbri një shtet tjetër që gjuhën shqipe e ka të parën!
Për më shumë, sugjerojmë të lexohet studimi i mëposhtëm:
Efektet e përballjes së Amerikës dhe Rusisë në Maqedoni
https://www.academia.edu/12328469/Efektet_e_p%C3%ABrballjes_s%C3%AB_Amer...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 33 reads



