Dialektikë dhe ‘materializëm’
Kornelius Kastoriadis
14/12/2016 - 19:21
Kur racionalizmi i Marksit merr përsipër një shprehje të qartë filozofike: ajo e paraqet veten si dialektike. Dhe jo si dialektike në përgjithësi, por si dialektika Hegeliane, nga e cila është hequr forma idealiste e mistifikuar.
Kështu kanë përsëritur gjenerata marksiste frazën e Marksit: ‘te Hegeli dialektika ishte e përmbysur plotësisht; por unë e organizova të funksionojë’ pa pyetur veten se nëse një operacion i tillë ishte i mundur dhe veçanërisht se nëse ishte e mundur të transformonte natyrën e objektit të saj. Sa e mjaftueshme është për të përmbysur diçka dhe për të modifikuar substancën e saj? Ishte përmbajtja e ‘Hegelianizmit’ aq lirshëm e lidhur në përbajtjen e saj të kundërt? Dhe ndërsa mbajmë në mendje se kjo quhet metodë, ose më mirë metoda dhe përmbajtja ishin veç dy çaste të prodhimit të sistemit. Kjo qartësisht nuk mund të jetë kështu, dhe nëse Marksi ruajti dialektinën e Hegelit, ai ruajti gjithashtu përmbajtjen e saj të vërtetë: racionalizmin. Se çfarë ndryshoi ai tek ajo është thjesht kostumi i saj, i cili, ndërsa te Hegeli është ‘spiritualist’, te Marksi është ‘materialist’. E përdorur në këtë mënyrë, sidoqoftë, këto janë vetëm fjalë. Një dialektikë e mbyllur, si dialektika Hegeliane, është domosdoshmërisht racionaliste. Ajo presupozon menjëherë dhe ‘demonstron’ se gjithë përvoja reduktohet plotësisht në përcaktime racionale. (Fakti që, për më shumë, këto demonstrime gjenden në çdo rast për të përkuar mrekullisht me ‘arsyen’ e një mendimtari ose të një shoqërie, se atje kështu është në zemër të gjithë racionalizmit një antropomorfizëm ose socio-morfizëm, se, në fjalë të tjera, gjithë racionalizmi duket si Arsye një arsye e veçantë, kjo është qartësisht e dukshme dhe do të mjaftonte tashmë për të mbyllur bisedën). Kjo dialektikë është përfundmi i domosdoshëm i çdo filozofie spekualtive dhe filozofi sistematike e cila dëshiron t’i përgjigjet problemit: si mund të kemi njohuri të vërtetë? —e cila paraqet të vërtetën si një sistem të plotë lidhjesh, pa dykuptimësi mbetje. Pak rëndësi ka se nëse racionalizmi i saj merr përsipër një nuancë ‘objektiviste’ (si te Marksi dhe Engëlsi), bota e të qenit racionale në vetë-vete, një sistem ligjesh që sundojnë pa kufizim një substrat absolutisht neutral, dhe penetrimi i këtyre ligjeve duke ndjekur nga karakteri (i pakuptueshëm, duhet të pranohet) i njohurisë sonë si një refleksion.[1] Nëse duhet të marrë një kthesë ‘subjektive’ (si në filozofitë e idealizmit Gjerman, duke përfshirë përfundimisht edhe atë të Hegelit) bota në fjalë (në faktin aktual, universi i diskursit) bëhet produkti i veprimtarisë së subjektit, i cili me rradhë garanton racionalitetin e saj.[2]
Ndërsjellazi, çdo dialektikë racionale është domosdoshmërisht një dialektikë e mbyllur. Pa këtë karakter të mbyllur, gjithë sistemi do të vazhdonte të qendronte pezull. E ‘vërteta’e çdo përcaktimi s’është asgjë tjetër veç lidhja e saj në totalitetin e përcaktimeve, sepse ndryshe çdo çast i sistemit do të qendronte menjëherë arbitrar dhe i papërcaktuar. Kështu dikush duhet t’i japë vetes totalitetin pa ndonjë mbetje; asnjë s’duhet të qendrojë jashtë tij, ose ndryshe sistemi nuk është thjesht i paplotë por është absolutisht asgjë. Çdo dialektikë sistematike duhet të çojë në një ‘fund të historisë’, ose në formën e njohurisë absolute të Hegelit ose të ‘njeriut total’ të Marksit. Esenca e dialektikës Hegeliane nuk gjendet në pohimin se logosi i ‘paraprin’ natyrës, dhe qoftë edhe më pak në fjalorin që formon ‘petku i tij teorik’. Ajo qendron në vetë metodën, në postulimin fondamental sipas të cilit ‘gjithçka që është e reale është racionale’, në pretendimin e pashmangshëm për të qenë e aftë të prodhojë totalitetin e përcaktimeve të mundshme të objektivit të saj. Kjo esencë nuk mund të shkatërrohet duke vendosur dialektikën ‘në këmbët e saj’, meqënse qartësisht kjo do ta linte kafshën të pandryshuar. Një tejkalim revolucionar e dialektikës Hegeliane kërkon që ajo mos të organizohet por, të fillosh me të, të veprosh me të.
Natyra dhe esenca e dialektikës Hegeliane nuk mund, në fakt, të ndryshojë thjesht sepse dikush, tani e tutje, do ta quajë ‘lëndën’ ç’ka më parë e quajti logos ose ‘spirit’ – të paktën nëse me ‘shpirt’ dikush nuk do të kuptojë një fisnik me një mjekërr të bardhë që banon në qiej dhe nëse dikush njeh natyrën e atij ‘materiali’ nuk është një masë objektesh me ngjyra dhe solid. Është kryekëput indiferente në këtë pikëpamje të thuash se natyra është një çast logosi, ose logosi buron përpara në një fazë të dhënë në zhvillimin e materies, meqënse në të dy rastet dy entitetet pozicionohen sakaq si zotërues të së njëjtës esencë, domethënë një esencë racionale. Për më shumë, asnjë nga dy pohimet ka ndonjë kuptim, meqënse asnjëri s’mund të thojë se çfarë është shpirti ose lënda (materia) jashtë boshllëkut të pastër për sa kohë që këto janë përcaktime formale: lënda (ose shpirti) është gjithçka që ajo është, dhe kështu me rradhë. Lënda dhe shpirti në këto filozofi janë në fund të fundit asgjë por Qënie e mirëfilltë, domethënë, siç thoshte pikërisht Hegeli, Asgjë e mirëfilltë. Të quash veten ‘materialist’ nuk ndryshon në asnjë mëyrë nga quajtja e vetes ‘spiritualist’, nëse me lëndë kuptohet një entitet ndryshe i papërcaktuar, ende tërësisht subjet i ligjeve që janë në vetë-vete bashkëlindës dhe bashkështrirë me arsyen tonë, dhe kështu e aftë për të penetruar nga ne në princip (dhe qoftë edhe në fakt aktual, meqënse ‘ligjet e këtyre ligjeve’ ‘principet supreme të natyrës dhe njohurisë’ janë të ditura për ne: këto janë ‘principe’ ose ‘ligje të dialektikës’ të zbuluar 50 vjet më parë dhe tani qoftë edhe numërohen falë Mao Ce Tungut). Kur një astronom spiritualist si James Jeans tha se Zoti është një matematicien, dhe kur materialistët dialektikë pohojnë me rrëptësi se materia, jeta dhe historia janë tërësisht subjektë të një determinizmi shprehja matematike e të cilit një ditë do të gjendet, është e dhimbshme të mendosh se nën disa kushte historike partizanët e çdo këtyre shkollave mund të kenë (dhe në të vërtetë kanë) ekzekutuar shprehjet e të tjerëve. Sepse ata të gjithë thonë pikërisht të njëjtën gjë, thjesht i japin një emër të ndryshëm tek ajo.
Një dialektikë jo-spiritualiste duhet gjithashtu të jetë dialektikë jo-materialiste’, në këptimin që ajo refuzon të vendosë një Qënie absolute, ose si shpirt, ose si materie ose totalitet, tashmë të dhënë në princip, të gjithë përcatimeve të mundshëm. Ajo duhet të eliminojë mbylljen dhe përfundimin, duke shtyrë mënjan sistemin e kompletuar të botës. Ajo duhet të vendosë mënjanë iluzionin racionalist, të pranojë seriozisht idenë se atje është njëherësh e paundmja dhe e papërcaktuara, dhe të pranojë, pa braktisur gjithë atë punë të saj, se gjithë përcaktimi racional lihet jashtë saj të një mbetje të papërcatuar dhe joracionale, se mbetja është qënësore si gjithçka është analizuar, se domosdoshmëria dhe e papritura janë në mënyrë konstante të lidhur me njëra-tjerën, se ‘natyra’ jashtë nesh dhe brenda nesh është gjithnjë diçka tjetër sesa diçka më shumë se ç;a ndërgjegjja ndërton, dhe se gjithë kjo ka vlerë jo vetëm për ‘objektin’ por gjithashtu për ‘subjektin’, dhe jo vetëm për subjektin ‘empirik’ por gjithashtu per subjektin transedental meqënse gjithë ligjësia transedentale e ndërgjegjjes presupozon faktin mizor se një ndërgjegjje ekziston në një botë (rregull dhe çrregull, i kuptueshëm dhe e pashtershme), dhe ky është fakti që ndëgjgjja nuk mund të prodhojë veten, në të vërtetë apo simbolikisht. Vetëm në këto kushte që një dialektikë mund të përleshet me historinë e gjallë, për të cilën dialetika racionaliste është e detyruar të vrasë me qëllim që ta zhvillojë në kashtrojat e laboratorit të saj. Por ky transformim i dialektikës është i mundur, në rradhën e saj, vetëm nëse ideja tradicionale dhe shekullare e toerisë si një sistem i mbyllur dhe përsiatjeje është kapërcyer. Dhe kjo ishte në të vërtetë një ndër intiuitat e qënësishme të Marksit të ri.
Shkëptur nga libri “Institucioni imagjinar i shoqërisë”, Kornelius Kastoriadis, 2005, ff, 54, 55, 56.
[1]Kastoriadi flet këtu për dijen si një imazh reflektues, ngaqë e merr atë si shprehje standarte të teorisë së njohurisë Marksiste.
[2]Elementë të këtij lloji dialektike ‘subjektiviste’ mund të gjenden në shkrimet e hershme të Marksit dhe ata formojnë substancën e mendimit të Lukaksit.

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1662 reads



