Erdogani paralajmëroi turqit për luftë të tretë botërore
Amerika ndërton 20 baza në Siri, fakt që është kundër Rusisë dhe mund të jetë shkaku për të shpërthyer luftë botërore. Pyetja që lind është se pse nevojiten bazat amerikane në Siri, ku janë fuqi si Rusia dhe Irani
SHJ
15/03/2018 - 10:09
Vlerësimin se ekziston rreziku i një shpërthimi të luftës së tretë botërore shprehu Erdogani gjatë kohës që po fliste në një mbledhje për shëndetin, duke “ngrirë” dëgjuesit.
“Amerika ndërton 20 baza në Siri, fakt që është kundër Rusisë dhe mund të jetë shkaku për të shpërthyer luftë botërore. Pyetja që lind është se pse nevojiten bazat amerikane në Siri, ku janë fuqi si Rusia dhe Irani”, pyeti Erdogani.
Paralelisht ftoi turqit të jenë gati për gjithçka duke thënë: “le të jemi gati për luftën e tretë botërore. Duhet të jemi gati për gjithçka”. Kathimerini
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 44 reads


