...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë me dëbim të diplomatëve

Rusia kundër-veproi me të njëjtën masë: duke dëbuar diplomatët britanikë meqënse, sipas saj, Londra refuzoi të bashkëpunonte me Rusinë për akuzën e saj.

SHJ

15/03/2018 - 15:54

Në kohën kur Gjermania, Franca, Britania dhe Amerika dolën me një deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimet “ruse”, se sulmi me substancë neurotoksike që është prodhuar nga Rusia përbën rastin e parë të këtij tipi në Evropë pas luftës së dytë botërore dhe përbën sulm kundër sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar, Rusia kundër-veproi me të njëjtën masë: duke dëbuar diplomatët britanikë meqënse, sipas saj, Londra refuzoi të bashkëpunonte me Rusinë për akuzën e saj.

Masat po kundrohen dhe do të njoftohen së shpejti.

Kujtoj se akuza u bë në datën 13 mars dhe masa e dëbimit të diplomatëve rusë nga Britania pasoi një ditë më pas: 14 mars. Masa u përligj me “faktin” se Rusia refuzoi të bashkëpunojë me autoritetet britanike për të treguar të kundërtën.

Në të vërtetë, Rusia tregoi gadishmëri për bashkëpunim. Shih mes të tjerash deklaratën e ambasadorit rus në OKB:

Por Britania nuk i mori seriozisht deklaratat. Fakti që procedoi shpejtë në ekzekutimin e akuzës së saj tregon se Britania kërkon të tensionojë gjendjen mes superfuqive: sepse ajo mund të priste edhe sikur reagimi rus të ishte ironik gjatë kohës së akuzës. Dhe sot, Rusia kundërpërgjigjet! Një qendrim thuajse të njëjtë me ambasadorin rus mbajti dhe kryetari i laburistëve Korbin: kërkoi të ndiqeshin procedurat ndërkombëtare. 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA