Udhëheqësi i Iranit: “Izraeli nuk do të ekzistojë për 25 vjet”
16/12/2016 - 12:32
Kundërpërgjigjja e Netanjahut erdhi për gjatë një vizite në Kazakistan, duke shtuar se “nëse ju na kërcënoni – rrezikoni veten”. Udhëheqësi i Iranit, në anën tjetër, u bëri thirrje muslimanëve “të rezistojnë dhe të luftojnë” për të fituar kontrollin e Jeruzalemit, i cili pretendohet si kryeqytet nga Izraelitët dhe Palestinezët. Çdo zgjidhje tjetër është e pafrytë dhe shterpë” shkruajti ai në Twiter, duke shtuar se Irani i konsideron Palestinezët si një “përparësi të botës muslimane”. Duke përsëritur komentet që ka bërë në vitin 2015-të, ai shkruajti: “siç kam thënë më parë, nëse Muslimanët & Palestinezët bashkohen & të gjithë luftojnë, regjimi sionist nuk do të ekzistojë për 25 vjet”.
Kur u pyet Netanjahu se nëse ai besonte se qeveria muslimane Shia donte me të vërtetë të shkatërronte Izraelin, ai tha se po, duke akuzuar shtetin e Iranit se mbështet terrorin dhe si i tillë, ai është një “rrezik i tmerrshëm” për botën. Ai shtoi se nëse Irani ndryshonte politikën dhe sjelljen e tij kundrejt nesh, “ne do të ndryshojmë”. The Independent
Këto “replika” në distancë vijnë pak ditë pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes së Iranit...shih lajmin e lidhur.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 541 reads



