...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Papa: teoria e evolucionit dhe Big Bangut është e përputhshme me Krijuesin

SHJ

17/12/2016 - 15:35

Teoria e evolucionit dhe Big Bangu janë të vërteta dhe Zoti nuk është një magjistar me një shkop magjik, deklaroi Papa dy vjet më parë. Duke folur në akademinë e Pontifit të Shkencës, Papa vuri një fund për “pseudo-teoritë” e krijimit dhe hartimit inteligjent që ishin inkurajuar nga pararendësit e tij, Benedikti XVI. Franci sqaroi se të dyja teoritë shkencore nuk ishin të papërputhshme me ekzistencën e krijuesit—duke argumentuar se ato kanë nevojë për të. “Kur ne lexojmë rreth Krijimit të Gjenezës, ne rrezikojmë të imagjinojmë Zotin si magjistar, me një shkop magjik i aftë të bëjë gjithçka. Por s’është kështu”, tha Papa. Big Bangu, i cili, ne besojmë se është origjina e botës, nuk është në mospërputhje me ndërhyrjen e krijuesit të shenjtë por, përkundrazi, ka nevojë për të”. “Evolucioni në natyrë nuk është i papërputhshëm me nocionin e krijuesit, sepse evolucioni kërkon krijimin e qënieve që zhvillohen”. Kisha Katolike ka një reputacion anti-shkencor—me Galileon, rastin më të njohur, i cili u përballë me inkuizicion dhe u detyrua të tërhiqte teorinë e tij “heretike” se Toka rrotullohet rreth diellit. The Independent

 

Me këtë qendrim, Papa, tregon edhe një herë, jo vetëm ‘udhëheqësin’ e vërtetë të shoqërive, shkencën, dhe gjithçka që ajo zbulon, Kisha detyrohet ta ndjekë, pavarësisht se nuk ndihmon në zhvillimin e saj, duke i përshtatur zbulimet shkencore në doktrinën tërësore të saj, por edhe kontradiktat e saj lidhur ç’ka është pretenduar nga Bibla dhe besimtarët e kësaj feje: se Zoti është dashuri dhe është kudo! Kujtoj se qoftë dhe teoria e Big Bangut bart disa kontradikta, nga këndvështrimi shkencor. Por këtu s’është vendi t’i diskuptojmë.    

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA