Zbulohet historia pas shenjës trekëndore në Britani: rezultat i lidhjes me jashtëtokësorët
Nga praktika e grupit “Greer” kuptojmë se ata bisedojnë paraprakisht qëllimin e tyre dhe të gjithë bashkë meditojnë për shumë minuta derisa frekuenca të kapet nga jashtëtokësorët
SHJ
02/07/2018 - 10:17
Kështu dëshmojnë shkaktarët e saj, Shari Adamiak dhe Steven Greer, dy ufologjistë amerikanë të njohur. Ata shkuan gjatë verës së vitit 1992 në Britani për të studiuar rrathët mbi të mbiellat. Për të kuptuar autorët e krijimit të tyre ata krijuan një grup prej rreth 50-60 njerëzish, shkuan në një kodër (Woodborough Hill) dhe filluan të bisedonin eksperimentin se çfarë forme dëshironin të shikonin në fushën që shtrihësh para tyre.
Konkluduan se donin të shikonin një trekëndësh me tre rrathë në çdo kënd të tij. Kështu filluan të lidheshin në një rend mendimi koherent dhe projektuan mendimin e tyre me mendimin e krijuesve të rrathëve duke e çliruar të njëjtin mendim për rreth 20 minuta. Kur mbaruan projektimin e mendimit ata përdorën dritat e mëdha që u shfaqën në qiell për të vizatuar atë ç’ka kishin menduar më pare por në qiell.
Lufta e jashtëtokësorëve kundër njerëzimit: mashtrimi më i madh në historinë njerëzore
Forma e qiellit me radhë krijoi shenjën mbi tokë ose mbi të mbiella. Këtë ngjarje e kishin dëshmuar edhe njerëz të tjerë aty pranë dhe menduan se ishte krijesë e jashtëtokësorëve. Por ajo ishte dëshirë e tokësorëve që kërkonin të vërtetonin mundësinë e lidhjes ndërgjegjësore të njerëzve me jashtëtokësorët. Ka vite që “Siriusproject” nxit organizimin e njerëzve për të kontaktuar me jashtëtokësorët. Së fundmi kanë kontaktuar me ta. Kontakti është kryesisht vizual se sa bisedor.
Sidoqoftë, e rëndësishme është të kuptojmë se jashtëtokësorët përgjigjen nëse ndërgjegjja njerëzore mësohet të çlirojë frekuenca të fuqishme. Nga praktika e grupit “Greer” (video:2) kuptojmë se ata bisedojnë paraprakisht qëllimin e tyre dhe të gjithë bashkë meditojnë për shumë minuta derisa frekuenca të kapet nga jashtëtokësorët. Këtë praktikë të gjithë mund ta ushtrojnë dhe të vërtetojnë jo vetëm aftësinë (dhe lartësinë) e tyre ndërgjegjësore por dhe ekzistencën e jashtëtokësorëve, gjithashtu dhe natyrën e universit: ai gjallon nga jeta.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 50 reads



