Amerika filloi sanksionet kundër Turqisë
Ndërsa Trampi kërcënoi Turqinë javën e kaluar, Erdogani e mori lehtë kërcënimin duke thënë se Amerika nuk është gjendje të detyrojë Ankaranë të tërhiqet
SHJ
02/08/2018 - 08:27
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë lidhur me çështjen e një pastori amerikan që po gjykohet nën akuza për terrorizëm.
"Ne besojmë se ai është një viktimë e vëmendjes së padrejtë që po i kushtohet nga qeveria e Turqisë", u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, duke iu referuar pastorit Andrew Brunson.
Ndërsa Trampi kërcënoi Turqinë javën e kaluar, Erdogani e mori lehtë kërcënimin duke thënë se Amerika nuk është gjendje të detyrojë Ankaranë të tërhiqet.
Ndërkohë, ministry i jashtëm turk, Mevlet Cavusoglu, ndërhyri duke thënë se: “Asnjëri s’e dikton Turqinë. Ne nuk do të tolerojmë kërcënimet nga ndonjëri. Sundimi i ligjit është për çdonjërin; pa përjashtim”, duke shtuar se sanksionet nuk do të mbeten pa u përgjigjur dhe hakmarrje ndërsa mosmarrëveshjet pritet të zgjidhen në fund të kësaj jave pas një takimi me Mike Pompeon, ministri i jashtëm amerikan dhe homologu i tij turk, Cavusoglu.
Pastori amerikan është venë në qendër të një polemike të hidhur diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s.
Brunson, i cili drejtonte një kishë protestante në qytetin e Izmirit, u vu nën arrest shtëpiak javën e kaluar pas gati dy vjetësh burgim.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 15 reads



