Uashingtoni ngrin asetet ruse në Amerikë me vlerë qindra miliona dollarë
Uashingtoni procedoi në grirjen e aseteve ruse në Amerikë me vlerë qindra miliona dollarë, një lëvizje që autoritet ruse e prisnin por s’kanë marrë asnjë masë, dhe për të cilën ata kanë argumentuar se do të jetë “deklaratë lufte”
SHJ
21/08/2018 - 17:18
Pas ngrirjes së llogarive të bilionerit rus Oleg Deripaska dhe Viktor Veksleberg në Qipro, për të cilët Uashingtoni kishte ushtruar trysni mbi autoritet qipriote për të zgjidhur çeshtjen e sasive të rëndësishme të fondeve ruse dhe investimeve që kalojnë përmes sektorit bankar të Qipros, duke dëmtuar shumë pasuritë e tyre, dhe pas sanksioneve që vendosi mbi 6 anije, 4 ndërmarrje dhe 2 individë rusë për lidhjet e pretenduara me Korenë e Veriut, Uashingtoni procedoi në grirjen e aseteve ruse në Amerikë me vlerë qindra miliona dollarë, një lëvizje që autoritet ruse e prisnin por s’kanë marrë asnjë masë, dhe për të cilën ata kanë argumentuar se do të jetë “deklaratë lufte”.
Rreth një e treta e arit rus dhe asetet në devizë janë në Amerikë. Kujtoj se Amerika ngriu asetet e Kazakistanit vitin e kaluar.
Arsyeja pse Moska s’mori asnjë masë është se ajo ka nevojë për vlerësimin e investimeve nga institucionet ndërkombëtare (Moody’s etj.) për të patur investime të huaja. Në këtë sistem, ku Rusia u integrua qëllimshëm pas rënies së socializmit marksist dhe që u përgatit qëllimshëm nga Uashingtoni...vendet vendosin përparësi investimet e huaja dhe jo të brendshme dhe quhet “Konsesusi i Uashingtonit” në të cilin janë integruar shumë vende në zhvillim.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 21 reads



