Irani paralajmëroi Amerikën, Izraelin dhe Sauditët për hakmarrje shkatërrimtare
Gjatë funeralit të viktimave, deklaratat iraniane u ashpërsuan duke paralajmëruar Amerikën dhe Izraelin që të presin përgjigje shkatërrimtare dhe dërrmuese nga Teherani duke i akuzuar për pëfshirje në sulm
SHJ
24/09/2018 - 12:24
Presidenti iranian po fajëson Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj arabë të Gjirit Persik, për sulmin e ashpër në një paradë ushtarake në Iran, që vrau të paktën 25 vetë dhe plagosi rreth 70 të tjerë.
Hasan Rouhani, duke folur para se të largohej nga Teherani për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha: “Amerika po vepron agresivisht ndaj pjesës tjetër të botës”. Kreu iranian vijoi se reagimi i vendit të tij ndaj sulmit është “brenda kuadrit ligjor dhe interesave tona kombëtare”. Rouhani tha se Shtetet e Bashkuara do të pendohen për “agresivitetin” e tyre.
Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley dënoi sulmin vdekjeprurës dhe shtoi se udhëheqësit e vendit duhet të shohin brenda vendit për të gjetur shkakun e trazirave. Voa
Një ditë më pas, gjatë funeralit të viktimave, deklaratat iraniane u ashpërsuan duke paralajmëruar Amerikën dhe Izraelin që të presin përgjigje shkatërrimtare dhe dërrmuese nga Teherani duke i akuzuar për pëfshirje në sulm.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 17 reads



