Rusia i kundërpërgjigjet Izraelit me instalim të sistemit mbrojtës S-300 në Siri
Sipas Moskës ushtria izraelite duhet të kishte njoftuar më përpara dhe jo dy minutat e fundit për largimin e aeroplanit nga zona ku fluturonin aeroplanët ushtarak izraelitë
SHJ
24/09/2018 - 12:48
Rusia iu kundërpërgjigj Izraelit pas “kurthimit” të aeroplanit patrullues rus në hapësirën ajrore siriane nga Izraeli me instalimin e sistemit ajror mbrojtës S-300 i cili u pezullua në vitin 2013 pas kërkesës së Izraelit. Tashmë ushtria siriane do të këtë një sistem mbrojtës që mund të kapë aeroplanët izraelitë dhe të mbrojë aeroplanët rusë në zonë. Rusia nuk u bind nga argumentet izraelite për aeroplanin―se Izraeli nuk e kishte përdorur aeroplanin rus si mburojë. Sipas Moskës ushtria izraelite duhet të kishte njoftuar më përpara dhe jo dy minutat e fundit për largimin e aeroplanit nga zona ku fluturonin aeroplanët ushtarak izraelitë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 23 reads



