...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika ndryshon qendrim për kufijtë e Izraelit në rajon dhe paraljamëron ndryshim…në Iran

Zoti Pompeo tha se ndryshimi i kohëve të fundit i terminologjisë së Uashingtonit lidhur me territorin e Bregut Perëndimor dhe Lartësitë Golan të Sirisë nga "të pushtuarprej Izraelit" në të "kontrolluar" nga shteti hebre, nuk ishte aksidental.

Voa

21/03/2019 - 14:35

Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahuu zotuan të kundërshtojnë atë që e cilësuan agresion të Iranit në Lindjen e Mesme.
 
“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po punojnë falë një bashkërendimi të ngushtë për tëzvogëluar agresionin iranianian në rajon dhe në mbarë botën", tha zoti Netanyahu, duke vënë në dukje se presioni i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit ka patur ndikim.
 
Ai bëri i komentet pas diskutimeve lidhur me çështje të sigurisë rajonale me zotinPompeo, i cili mbërriti në Izrael pas një vizite në Kuvajt.
 
Gjatë bisedimeve të së mërkurës, zoti Netanjahu dhe zoti Pompeo theksuan afërsinë emarrëdhënieve SHBA-Izrael dhe premtuan të pengojnë kërcënimet që vijnë ngaIraniani ndaj Izraelit. Të dy udhëheqësit njoftuan gjithashtu se javën e ardhshmePresidenti Donald Trump do ta presë zotin Netanjahu për një takim në Shtëpinë eBardhë.
 
Kryeministri izraelit e falenderoi sekretarin amerikan të Shtetin për mbështetjen qëadministrata Trump i ka dhënë vendit të tij si dhe për tërheqjen e SHBA-së ngamarrëveshja bërthamore me Iranin e vitit 2015, duke e quajtur atë një vendim"historik".
 
Zoti Pompeo vuri në dukje atë që ai e cilësoi kërcënim ndaj Izraelit që vjen prejudhëheqësit suprem të Iranit.
 
"Ajatollah-u ka deklaruar se asgjësimi i Izraelit është qëllimi i tij kryesor", tha zotiPompeo. "Për shkak të kërcënime të tilla ne ruajmë angazhimin tonë të pashembulltndaj sigurisë së Izraelit dhe mbështesim fuqishëm të drejtën tuaj për të mbrojturveten", tha ai.
 
Diplomati më i lartë amerikan tha gjithashtu se administrata Trump është epërkushtuar në luftën kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe fanatizmit të të gjithaformave të shfaqjes së tij.
 
"Me valën e errët të antisemitizmit që po rritet në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara,të gjitha kombet, veçanërisht ato në Perëndim, duhet të jenë barrikadë kundërfanatizmit", tha zoti Pompeo.
 
Sekretari amerikan i Shtetit tha se ai dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë të enjtenambasadën e sapo hapur të SHBA-së në Jerusalem si dhe vendet historike e të shenjtanë qytet.
 
Qeveria e Kryeministrit Benjamin Netanjahu po shkon drejt një përballjeje të ashpërpër rizgjedhje në 9 prill, pas një hetimi për korrupsion ndaj zotit Netanjahu dhepërballjes me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.
 
Në komentet për gazetarët ndërsa udhëtonte drejt Lindjes së Mesme zoti Pompeo hodhi poshtë pohimet se takimi i tij me kryeministrin izraelit mund të shihej si njëndërhyrje e SHBA-së në zgjedhjet izraelite, në mbështetje të zotit Netanjahu.
 
Javën e kaluar një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se zoti Pompeo nuk do të takohej me kundërshtarët politikë të zotit Netanyahu, por vetëm me kreun aktual tëqeverisë izraelite.
 
Zoti Pompeo tha se ndryshimi i kohëve të fundit i terminologjisë së Uashingtonit lidhur me territorin e Bregut Perëndimor dhe Lartësitë Golan të Sirisë nga "të pushtuarprej Izraelit" në të "kontrolluar" nga shteti hebre, nuk ishte aksidental.
 
Ai tha se karakterizimi në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit mbi tëdrejtat e njeriut në mbarë botën, mbi kontrollin izraelit të territoreve të diskutueshme,"ishte një deklaratë faktike se si SHBA-ja e sheh situatën”.
 
Zoti Pompeo tha se në ndalesën e tij të tretë në Bejrut "do të shpenzojë shumë kohëduke biseduar me qeverinë libaneze rreth asaj se si mund t'i ndihmojmë ata tëshkëputen nga kërcënimi që paraqesin Irani dhe Hezbollahu ".
 
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun, një grup politik militantësh islamikë,si organizatë pro-iraniane "terroriste", edhe pse përfaqësohet në qeverinë e koalicionittë kryeministrit Saad Hariri, një aleat i SHBA-së.  
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA