...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qindra mijëra vetë rrezikohen nga përmbytjet në Mozambik ndërsa vendet e “zhvilluara” vazhdojnë të çlirojnë gazra

Në gjithë periudhën që kur filluan të regjistrohen stuhitë në Mozambik, kjo është hera e parë që vendi goditet nga dy ciklone brenda një sezoni shirash

Voa

29/04/2019 - 08:29

Përmbytje masive kanë përfshirë zona veriore të Mozambikut të shkaktuara nga cikloni që goditi vendin tre ditë më parë. Në disa komunitete vërshimi ka sjellë afro 1 metër ujë [BBC tregon se në veri të vendit uji ka kaluar 2 metra] dhe autoritetet kanë udhëzuar banorët të strehohen në zona më të larta. Qindra mijëra njerëz janë në rrezik, pasi meteorologët parashikojnë rreshje të reja në ditët në vazhdim.

Në zonat e goditura nga vërshimet e deritanishme kanë shkatërruar banesa dhe autoritetet kanë dërguar ekipe shpëtimi për të nxjerrë banorët e bllokuar.

Cikloni Kenneth goditi këtë vend të Afrikës jugore gjashtë javë pas ciklonit Idai që kishte goditur pjesën qendrore të vendit duke shkaktuar vërshime të fuqishme që lane 600 të vdekur.

Në gjithë periudhën që kur filluan të regjistrohen stuhitë në Mozambik, kjo është hera e parë që vendi goditet nga dy ciklone brenda një sezoni shirash. Klimatologët po e komentojnë këtë fenomen si pasojë e ngrohjes globale.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA