BE-ja i përgjigjet me sanksione naftëkërkimit të Turqisë në Qipro ndërsa Uashingtoni me luftanije dhe...
Seri sanksionesh do të imponojë BE-ja mbi Turqinë për shkak të veprimeve të saj në detin Mesdhe
SHJ
19/06/2019 - 14:20
Turqia ka filluar -edhe një herë- kërkimet për energji fosile në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros. Një përpjekje e ngjashme u zhvillua në prill të vitit 2012. Ndërsa në fillim të vitit 2019-të në Qipro u zbuluan rezerva të mëdha gazi Turqia filloi ekspozimin ushtarak në zonë. Si rezultat i veprimit të fundit të saj, BE-ja do të vendosë sanksione si ndërprerjen e financimeve dhe mosftimi në mbledhjet ndërkombëtare. Përveç sanksioneve, pezullohen dhe bisedimet integruese të Turqisë në BE të cilat ishin vënë në fuqi vitin e kaluar. Leukozia nuk mjaftohet me sanksionet dhe kërkon ngrirjen e bashkimit doganor Turqi-BE.
Mathju Palmer, kreu i shërbimeve ekzekutive amerikane, pohoi në një intervistë se zona e Mesdheut Lindor është e rëndësishme veçanërisht për faktin se atje ka burime nafte dhe gazi dhe për pasojë, është e rëndësishme dhe për sigurinë kombëtare të Amerikës. Për të njëjtën arsye, Uashingtoni ka dërguar 10 luftanije, 130 aeroplanë luftarakë dhe 9,000 trupa ushtarake në zonë. Por zona, sipas tij, është e rëndësishme dhe për arsye të tjera si lufta kundër terrorizmit, narkotikët, tregëtia njerëzore dhe emigrimi. Amerika ka paralajmëruar gjithashtu sanksione ekonomike për Turqinë nëse kjo e fundit përparon blerjen e sistemit rus të mbrojtjes.
Erdogani sulmoi edhe një herë përpjekjet për vendosjenTurqisë nën diktatin e FMN-së. “Turqia përfundoi pagesat prej 23,5 miliard euro kundrejt FMN-së në vitin 2013 dhe tani banka qendrore e vendit ka rritur rezervat e devizës së huaj me afërsisht 90 miliard nga 27,5 miliard…duan ta shohin Turqinë si dikur, një Turqi që kërkon borxhe nga FMN-ja”, tha mes të tjerash Erdogani.
Athina ndërkohë nuk e përjashton mundësinë e përplasjes ushtarake me Turqinë. Ciprasi deklaroi se ushtria greke është në gjendje të shkëlqyer por nuk mjafton: nevojiten aleatë të cilët Greqia i ka zhvilluar. Reagimi i Uashingtonit dhe BE-së, sipas tij, vërteton aleancën përkatëse.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 23 reads



