Rama gënjen për BE-në ndërsa shpërnjeh shqetësimet e Prishtinës me bashkëpunimin rajonal
Rama kërkon t`i japë karakter “protagonizmi” bashkëpunimit me Serbinë dhe Maqedoninë dhe për t`u përputhur me qasjen e Sorosit “për një shoqëri të hapur” dhe globalizmin neoliberal
SHJ
10/10/2019 - 14:13
Rama gënjen kur thotë se BE-ja s`e ka përparësi (idioti përdor fjalën ‘prioritet’!) Ballkanin Perëndimor.
Propozimi i Francës për të shtyrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përqendrimin e unionit për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të përparohet me zgjerimin dhe qasja e re për procesin e zgjerimit...nuk do të thotë se BE-ja braktisi synimin e saj për zgjerim në Ballkan.
Por si duket, Rama kërkon t`i japë karakter “protagonizmi” bashkëpunimit me Serbinë dhe Maqedoninë dhe për t`u përputhur me qasjen e Sorosit “për një shoqëri të hapur” dhe globalizmin neoliberal:
“Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioritieti i tyrë është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”.
Por bashkëpunimi në fjalë nuk mbështetet nga Kosova, të cilën Rama e shpërnjeh! Prishtina nuk pajtohet me bashkëpunimin në fjalë, sepse, sipas saj, ai përparon interesat serbe në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. Dhe ajo ka të drejtë: sepse është e vërtetë se Serbia do të përparojë interesat e saj në rajon. Ja pse:
Politika e jashtme në rendin ri botëror të globalizmit neoliberal: Shqipëria dhe Serbia - sfidat dhe perspektivat
Kujtoj se palët nënshkruan lirinë e lëvizjes së lirë të shtetasve përkatës - një nga katër liritë e globalizmit neoliberal, ku njerëzit lëvizin vetëm me letër njoftimi dhe pa viza.
Efekti kryesor që ka kjo liri është se ajo nënkupton nevojën e një institucioni me karakter mbikombëtar për kontrollin e njerëzve dhe lëvizjen e lirë kryesisht të pasanikëve se sa të popujve!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 39 reads



