Pse dhe si i shtrembëron të vërtetat shtypi serb?
SHJ
04/02/2017 - 15:05
Shënim: Dihet se nga bisedimet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës nuk kishte ndonjë marrëveshje. Dhe dihet se është Serbia ajo që kërkon të krijojë një 'enklavë' serbe në Kosovë. Por shtypit serb nuk i mjafton ky fakt. Ai përdor 'taktikën' përmes së cilës tregon armiqt e popullit serb dhe i paraqet institucionet ndërkombëtare si filoshqiptare! Kjo është 'taktikë' që synon të shtrembërojë të vërtetat qoftë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare me qëllim që qeveria serbe të kërkojë më shumë nga çështjet që janë krijuar mes nesh dhe njëherësh të çorientojë popullin serb nga shkaqet e vërtetë të gjendjes së tij. Lidhur me bisedimet e fundit në Bruksel, për shembull, mes Beogradit dhe Prishtinës, shtypi serb sulmon ndërkombëtarët duke mos përdorur asnjë fakt por veç hamendësime. Kjo ‘taktikë’ ka edhe një efekt pozitiv (anësor) për popullin tonë: sepse ajo përgatit popullin serb për një ngjarje të madhe për popullin shqiptar: bashkimin në një shtet të vetëm. Siç citon DW:
Në një njoftim të agjencisë së lajmeve, dpa, të shtunën (04.02), e cila i referohet gazetës beogradase të afërt me qeverinë, ''Novosti", thuhet se kjo gazetë ka ngritur akuza të hapura akuza kundër bashkësisë ndërkombëtare. Sipas medias serbe, ''bashkësia ndërkormbëtare synon shtete të reja, të njohura ndërkombëtarisht, nga ana nacionale homogjene dhe të spastruara nga serbët", shkruan gazeta ''Novosti". Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe pranojnë për këtë arsye në të gjitha negociatat kërkesat e shqiptarëve, refuzojnë veçse pa përjashtim kërkesat serbe, sipas analizës së ''Novosti".
Media serbe kritikon të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila si paraardhësja e saj, Catherine Ashton mban përgjegjësi për gjendjen e vështirë të Serbisë. ''Ato paraqiten si ndërmjetësuese të paqes, por në realitet janë nxitëset e pavarësisë së Kosovës." Të mërkurën përfundoi një raund bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit pa asnjë rezultat, madje nuk pati marrëveshje për një takim të ardhshëm.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 492 reads



