...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Fizikanti Al-Khalili: Fusha magnetike e Tokës po vdes dhe autoritetet po e fshehin

Në fakt se çfarë po ndodh, të cilin autoritetet po e fshehin nga bota, është se fusha magnetike po vdes dhe skenari apokaliptik këtu nuk është se busullat nuk do të punojnë por Toka mund të bëhet si Marsi

Ylli Përmeti

18/12/2019 - 10:09

Lidhur me çështjen e fushës magnetike të Tokës, tejet kritike, dhe nga më kritiket, dëftues është rrëfimi i fizikantit Jim Al-Khalili, i cili ka shkruajtur një novelë shkencore —e para për të— ku përshkruan vitin 2041 kur fusha magnetike e Tokës fillon të vdesë duke lënë jetën mbi Tokë të cënueshme nga kërcënimet e hapësirës:  

“Fusha magnetike e Tokës po dobësohet dhe njerëzit mendojnë se ajo po bëhet gati të fluturojë por...në fakt se çfarë po ndodh, të cilin autoritetet po e fshehin nga bota, është se fusha magnetike po vdes dhe skenari apokaliptik këtu nuk është se busullat nuk do të punojnë por Toka mund të bëhet si Marsi. Ne besojmë se Marsi kishte një fushë magnetike miliarda vjet më parë por për arsye që asnjëri s`i kupton fusha magnetike e Marsit vdiq. Dhe kur kjo ndodh, [planeti] është i hapur kundrejt hapësirës, rrezet kozmike dhe radiacioni nga Dielli do të zhdukë atmosferën dhe ndaj Marsi është një planeti i vdekur. Tmerri këtu është pa një fushë magnetike atje s`ka asgjë të ndalojë erën diellore, radiacionin diellor nga bombardimi i atmosferës duke e shkatërruar atë dhe sigurisht duke shkatërruar gjithë jetën. Ndaj nxitimi është të mundohemi të bëjmë diçka që të rindezim fushën magnetike të Tokës.[1]

Për të njëjtën arsye shkencëtarët dhe inxhinierët po nxitojnë për të vepruar kundër kohës për mbrojtjen e Tokës. Novela përdor teknologjinë futuriste dhe ngjarjet apokaliptike bazuar në shkencën aktuale për të parashikuar të ardhmen. Por qartësisht këtë çështje nuk e shpëton novela pavarësisht ajo mund të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e njerëzve. Se çfarë e shpëton atë është kuptimi i shkaqeve se pse Toka po humbet fushën e saj magnetike dhe pse fusha magnetike e Polit Verior po zhvendoset me shpejtësi të madhe drejt Siberisë.       

[1]What if the Earth`s magnetic field died? Jim Al-Khalili, Science Focus, 18 April 2019.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA