Irani përdori taktikën e Leninit në Irak ndërsa Trampi i përgjigjet po me Leninin
Iranianët kishin konkluduar se Trampi lehte më shumë se sa kafshonte; ndaj ata vepronin në rajon pa ngurrim. Por kur Trampi “kafshoi” ata filluan të mendonin se çfarë do të bënin nëse ai sulmonte ndryshe
SHJ
10/01/2020 - 15:04
Sulmet e Iranit nuk shkaktuan dëme në ushtarë dhe Teherani i tha USA-s përmes të paktën dy kanaleve dytësore dhe qendrimeve publike se nuk do të konsideronte përgjigje të mëtejshme ushtarake. Kështuqë USA rithemeloi qasjen e saj të ‘përfrikësimit’. Iranianët kishin konkluduar se Trampi lehte më shumë se sa kafshonte; ndaj ata vepronin në rajon pa ngurrim. Por kur Trampi “kafshoi” ata filluan të mendonin se çfarë do të bënin nëse ai sulmonte ndryshe. Kjo ishte një arsye se pse Irani sulmoi me raketa pas varrimit të Sulejmanit; një tjetër, ishte pjesëmarrja masive e popullit iranian në kortezhin katërditor të kryekomandatit: pjesëmarrja siguroi mbështetje për regjimin dhe rriti legjitimitetin e tij për politikat rajonale — një efekt që Uashingtoni nuk e kishte parashikuar. Kujtoj se Trampi përdor taktikat e Banonit ndërsa ky i fundit, është ‘leninist’ — në kuptimin e taktikave që mëson Lenini.
Për më shumë këtu:
Lufta e “pashpallur” mes Amerikës dhe Iranit, implikimet dhe variantet e Uashingtonit
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 74 reads



