Grindja mes SHBA-s dhe Evropës për pulat e klorinuara: po shqiptarët ç`lloj pulash rrisin dhe hanë?
Ndërsa në Amerikë nuk përdoret as ligji dhe as virtytet për të mbarështuar shpendë - në Evropë përdoret vetëm ligji!
SHJ
14/07/2020 - 09:24
Në Amerikë pulat lahen me ujë tejet të klorinuar - sepse sipas amerikanëve substanca përkatëse ndalon përhapjen e ndotjes mikrobike nga sistemi tretës në mish, një praktikë që është ndaluar në BE qysh në vitin 1997, ku lejohet vetëm larja me ajër ose ujë të ftohtë, sepse BE-ja beson se larja me ujë të klorinuar mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve bakteriale si salmonela në vendet ku thertoret e pista pa standarte do të mbështeten te praktika e ujit të klorinuar si shndotës dhe nuk do të sigurohen për protokollet e tyre bazike higjenike ndërsa nuk mungojnë shqetësimet se kjo lloj “larje” do të përdoret nga ferma më pak të ndershme që përpunojnë mish për të rritur jetën e mishit në rafte duke e bërë atë të duket më i freskët se ç`është në të vërtetë…ku pala amerikane u përpoq ta çmitizonte praktikën përkatëse por u përballë me rezistencë institucionale.
Lufta gjeopolitike mes Amerikës dhe BE-së dhe Kosova në udhëkryq
Por pala amerikane nuk tregon gjithë të vërtetën lidhur me larjen e pulave. Për të njëjtën arsye, britanikët zbulojnë se praktika lidhet me paratë dhe efiçencën e hapësirës. Shumica e fermerëve kujdesen për rritjen e shpendëve të tyre por ndërsa mundësitë për përfitim mund të jenë shumë të ngushta, mirëqenia e kafshëve mënjanohet për të mbajtur kostot poshtë. Në BE, kostua është gjithashtu e rëndësishme por ligji thotë se ajo nuk mund të dalë në dëm të mirëqenies bazike të zogut. Atje ka një sasi minimale hapësire ligjore, ndriçimi dhe ajrimi për pularitë e BE-së. Sa më shumë hapësirë të kenë zogjtë për të lëvizur më pak pulari mund të ndërtohen në një zonë të vetme, e cila me radhë ka një efekt në kostot e prodhimit.
Ndërsa në Amerikë nuk ka ligj që ta mbulojë këtë çështje - zogjtë ngucen dhe kanë pak hapësirë, pak dritë dhe pak ajrim. Mungesa e ligjit ulë kostot e prodhimit por rrit rreziqet e sëmundjeve dhe infektimin në një turmë…një raport i Komitetit Shkencor i BE-së mbi Masat Veterinare theksoi se pastrimi kimik mund të jetë efektiv në heqjen e patogjenëve të shkaktuar nga ushqimi në varësi se si përdoret. Frika e vërtetë është se zogjt e ushqyer rëndë mund të mos dezinfektohen mjaftueshëm dhe mbështetja në klorinë mund të çojë në standarte më të varfëra në tërësi.
Zyrtarët e BE-së besojnë se industria e ushqimit duhet të rrisë vazhdimisht standartet e higjenës në gjithë hapat e procesit — principi “nga ferma në pirun”, dhe kështu kanë ndaluar larjen e pulave në klorinë si një parandalues kundrejt praktikave të varfëra. Ka patur raporte, duke përfshirë faktet nga “Human Society of the United States” për praktika çnjerëzore dhe johigjenike nga pularitë për shkak të mungesës së ligjit…në kohën kur studimet tregojnë se trajtimi përkatës mund të shkaktojë tumore nëse përqindja e klorinës është e lartë. Autoriteti amerikan i ushqimit vendos kufizime për të parandaluar këtë efekt por atje gjithnjë qendron rreziku se kufizimet mund të shkelen.
Një tjetër çështje me rëndësi të madhe lidhur me këtë çështje është ushqyerja e pulave: pularitë i ushqejnë me koncentrate dhe tejushqejnë shpendët me qëllim rritjen e shpejtë të tyre. Si pasojë, pulat rrënohen mbi peshën e tyre dhe shpenzojnë ditët e fundit të tyre në dhimbje dhe agoni. Në Britani kjo praktikë ndiqet nga supermarketet e mëdhenj (Tesco, Sainsbury etj.). Ata përdorin, për më shumë, pula gjenetikisht të modifikuara që të rriten shpejtë. Ato fitojnë më shumë se 95 gramë në ditë dhe nevojiten vetëm 35 ditë për rritjen e tyre. Kështu ndërsa në Amerikë nuk përdoret as ligji dhe as virtytet për të mbarështuar shpendë - në Evropë përdoret vetëm ligji!
Qartësisht, në BE masat janë të pjesshme ndërsa në Amerikë s’ka masa fare—mbizotëron kaosi dhe barbarizmi edhe në këtë çështje. Pavarësisht këtij fakti, ministri amerikan i agrikulturës, Sonny Perdue, këmbnguli gjatë negociatave me kryetaren e komisionit evropian Ursula von der Leyen, për të përfshirë në marrëveshjen e re mes BE-së dhe USA-s pulat amerikane ndërsa BE-ja refuzon të përfshijë agrikulturën në bisedime. Për të njëjtën arsye, ndërhyrja amerikane në ligjin e BE-së shihet si pengesë në realizimin e një marrëveshje të shpejtë transatlantike.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 189 reads



