Shkelësit e ligjeve të socializmit nderojnë veten në Tepelenë ndërsa gazetarët u mbajnë iso
Të dënuarit politikë nga regjimi i socializmit —të cilin e quajnë ose në padije ose qëllimshëm, “komunizëm”!— e kanë bërë zakon vjetor tashmë të nderojnë vuajtjet e tyre çdo vit në Tepelenë. Por asnjë herë nuk kanë thënë gjithë të vërtetën: se ata ishin shkelës ligjesh dhe perëndimi të cilin ata përmendin dhe dëshirojnë, shkelësit e ligjeve i dënon
SHJ
23/08/2020 - 19:59
Të dënuarit politikë nga regjimi i socializmit —të cilin e quajnë ose në padije ose qëllimshëm, “komunizëm”!— e kanë bërë zakon vjetor tashmë të nderojnë vuajtjet e tyre çdo vit në Tepelenë. Por asnjë herë nuk kanë thënë gjithë të vërtetën: se ata ishin shkelës ligjesh dhe perëndimi të cilin ata përmendin dhe dëshirojnë, shkelësit e ligjeve i dënon. Quhen “të dënuar politikë” sepse janë dënuar për shkelje të ligjeve politikë ose të hartuar dhe miratuar nga pushteti politik dhe juridik dhe të zbatuar nga pushteti juridik. Duhet thënë se ka nga ata që nuk janë dënuar për shkelje të ndonjë ligji por padrejtësisht. Por nuk është kryer ndonjë hetim. Thjesht përgjithësojnë dhe paraqiten si ‘revolucionarë’ kur dihet se kanë shkelur ligjet e regjimit përkatës. Qoftë edhe dënimi i anëtarëve të familjeve të shkelësve të ligjeve lidhet me shkeljet përkatëse: sepse regjimi e kishte paralajmëruar popullin se kushdo që shkel ligjet në fuqi, dënoheshin dhe anëtarët e familjes. Përdorimi i këtij ligji lidhet me parandalimin e ikjes ose arratisjen e ndonjë “revolucionari”: sepse ikja nga atdheu nuk lejohësh. Kështu anëtarët e familjeve të dënuar —që janë një numër i konsiderueshëm— nuk akuzojnë shkaktarin (shkelësin e ligjit) por shtetin ose zbatuesit e ligjit përkatës! Këtij përçudnimi i mbajnë iso dhe gazetarët. SHJ
Ja si raportohet ngjarja nga Voa:
23 Gushti, Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, po shënohet në Shqipëri me aktivitetet të shumta. Në ish-Kampin e Internimit në Tepelenë familjarët dhe ish të përndjekur politikë nderuan të dielën e 23 gushtit qindra persona që humbën jetën në këtë kamp. Mes viktimave ishin 300 fëmijë të cilët nderohen sot me një memorial natyror në ish kampin që sipas dëshmive të kohës ishte nga më të tmerrshmit e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Në një fushë të vogël poshtë Tepelenës pesë kazermat e ish kampit famëkeq të internimit janë ende dëshmi për humbjen e jetës së qindra njerëzve dhe vuajtjeve për disa mijëra persona. Cdo vit familjarët e tyre por edhe ata që kanë arritur të mbijetojnë gjatë diktaturës komuniste organizojnë një ceremoni të thjeshtë nderimi dhe kujtimi. Në qendër të sheshit sot po rriten 300 qipariza, një memorial natyror për 300 fëmijët që humbën jetën në këtë kamp.
“Megjithë situatën e pandemisë Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë e ka organizuar këtë vit ceremoninë në përkim edhe me 23 gushtin, Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të dy regjimeve, atij nazist, edhe atij stalinist”, thotë Nebil Cika , kryetar i shoqatës.
“23 gushti është dita ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të sistemeve totalitare dhe për disa vite rresht ne kemi zgjedhur këtë datë për ta përkujruar pikërisht në Tepelenë ku kampi ka qenë nga më të tmerrshmit”.
Zoti Cika thotë se kampi i Tepelenës ka qenë më i tmerrshmi i internimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist:
“Dihet që këtu në mënyrën më të paligjshme u organizua një kamp shfarosje ku fëmijë, gra dhe pleq, familjarë të kundërshtarë politikë të regjimit u sollën dhe u lanë të vdisnin apo të vuanin nga punët e rënda, torturat, sëmundjet”.
Ndërsa Simon Mirakaj që u interrnua me familjarët e tij tha se sa herë vinte në Tepelene ishte tejet i emocionuar:
“Rreshtohet ndër kampet më të tmerrshme të Europës Lindore që patën fatin e keq që u drejtuan nga diktaturat komuniste. Për të parë fytyrën e sistemit vini re si u sollën me të vdekurit, shkaktarë të këtyre vdekjeve ka qenë ai lloj sistemi dhe janë ata që i kanë lënë dhe pa varr sot. Janë rreth 700 persona që nuk u gjenden eshtrat dhe nuk kanë një varr".
Ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha për Zërin e Amerikës se nderimi për ata që humbën jetën dhe vuajtën në ish Kampin e Tepelenës është dhe një moment reflektimi që e shkuara të mos përsëritet:
“Është padyshim një homazh për ata njerëz me vlera, intelektualë,demokatë,me aspirata perëndimore që u sakrifikuan në këtë kamp. Gjithashtu është dhe një thirrje dhe një kujtesë për të mos harruar të kaluarën e cila mund të përsëritet gjithmonë nëse ajo harrohet apo nënvlerësohet. Gjërat më të çmuara janë liria, demokracia,vlerat perëndimore”.
Ndërsa Gjergj Marku, familjar i të internuarve në ish Kampin e Tepelenës thotë se duhet vënë drejtësi për viktimat që vuajtën dënimet në këtë kamp.
“Vetëm në vitin 1995 u mor një nismë nga shoqata e të përndjekurve Mirdite per tre ish zyrtarë komunistë vendore te asaj kohe, por kjo duhej të pasohej nga padi të tjera penale për personat përgjegjës. Në sensin e kohës së sotme duhet ta vërtetonin fajësinë apo pafajësinë e tyre gjë e cila ska ndodhur”.
Kampi i Tepelenës filloi të funksionojë në maj të vitit 1949 dhe në harkun e katër viteve në këtë kamp u vendosën rreth 1500 familje: burra, gra, të moshuar dhe fëmijë. Kampi i Tepelenës është përmendur në mënyrë të posaçme nga qeveria amerikane në vitin 1955, si pjesë e ankesës në Kombet e Bashkuara “për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe për përdorimin e punës së detyruar si ndëshkim”.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 61 reads



