Intensifikohen stërvitjet ushtarake në Mesdhe: USA me Turqinë - Greqia me Francën dhe Italinë
Flota turke ka zhvilluar stërvitje ushtarake në det bashkë me kundërtorpedinierin amerikan USS Winston S. Churchill në lindje të detit mesdhe ndërsa filluan stërvitjet detare dhe ajrore ku merrnin pjesë Greqia, Franca, Italia dhe Qiprua
SHJ
26/08/2020 - 20:31
Sipas ministrisë së mbrojtjes turke, flota turke ka zhvilluar stërvitje ushtarake në det bashkë me kundërtorpedinierin amerikan USS Winston S. Churchill në lindje të detit mesdhe ndërsa filluan stërvitjet detare dhe ajrore ku merrnin pjesë Greqia, Franca, Italia dhe Qiprua.
Miçotaki, kryeministri grek, ndërkohë, njoftoi kuvendin se Greqia do të shtyjë kufirin detar në detin Jon!
Kjo deklaratë pasoi deklaratën e ngjashme të ministrit të jashtëm grek dhe bisedës telefonike që pati ministri përkatës me Ramën një ditë më parë. Zëra pranë qeverisë greke thanë se deklarata e Miçotaqit ishte “kumt” kundrejt Erdoganit, se Greqia filloi të përdorë të drejtë ndërkombëtare.
Sidoqoftë, qeveria greke po përgatitet të çojë në kuven një ligj përmes të cilit hidhen bazat e vijave nga të cilat fillojnë matjet e 12 miljeve. Bazat e vijave kuptohen si anët tokësore që përcaktojnë një gji i cili “mbyllet” (kthehet në zonë absolute sovrane), si rezultat 12 miljet detare të fillojnë atje dhe jo në bregdet. Miçotaki qartësoi se “ku largësia mes brigjeve është më e vogël se 24 milje, atëherë zbatohet detyrimisht parimi i vijës së mesit”. Ky parim do të zbatohet me Shqipërinë...
Qeveria shqiptare reagon pas deklaratave të qeverisë greke mbi zgjerimin e kufijve detarë
Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë temë, duke thënë se “lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.
Ministria e Jashtme shprehet se "Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Në reagimin e saj për VOA, Ministria e Jashtme shton se "Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS". Voa
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 34 reads



