...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti paraqet punën e tij në “Publichealthmeet 2021 – Francë”

Në vazhdën e kërkesave për kontribute shkencore në sektorin e shëndetësisë Ylli Përmeti është ftuar në një konferencë shkencore që mbahet në Nis të Francës në fillim të nëntorit

SHJ

06/03/2021 - 09:32

Ftesa nga “Publichealthmeet 2021 – Francë” është për kontributin e parapublikuar tre vjet më parë dhe jo për gjithë librin, sepse organizatorët nuk ishin në dijeni për librin. Konferenca të tilla janë një mundësi e mirë për shqyrtimin e studimeve dhe vlerësimin e tyre nga njohës të fushës. Autori do ta mbrojë tezën e tij si folës.

Krahas kësaj konference janë dhe disa të tjera. Organizatorët synojnë të kontribojnë në sektorin e shëndetësisë siç synojnë dhe studiuesit. Përmeti shkon me një tezë të plotë — ku përfshihen shumë disiplina.

Ai përfaqëson “www.shqipëriajonë.org” qendrën studimore që ka kontribuar në shumë sektorë të jetës sonë por që në vendin tonë është çensuruar. Por ne nuk shqetësohemi për sa kohë që ka qendra të huaja akademike që njohin dhe vlerësojnë kontributin tonë.

Për më shumë, këtu: “Publichealthmeet 2021 – Francë”    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA