...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Njëzetë shkolla në Tiranë nisin vitin e ri arsimor me mbikëqyrje të plotë

Njëzetë shkolla në Tiranë nisin vitin e ri arsimor me mbikëqyrje të plotë ndërkohë projekti i quajtur “Smart City” do të zgjerohet në 873 shkolla dhe 24 qytete

Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)

14/09/2026 - 12:53

Në Shqipëri janë vendosur sisteme kamerash të pajisura me inteligjencë artificiale, në 20 shkolla, të cilat nuk kufizohen vetëm në regjistrimin e pamjeve, por i shqyrtojnë ato për të zbuluar ngjarje ose sjellje të përcaktuara si me gjasë të rrezikshme dhe për të dërguar sinjalizime në organet përgjegjëse.

Ministria e brendshme thotë se sistemi nuk regjistron zë, ndërsa mund të shqyrtojë dhe fytyrat. Megjithatë, nuk është bërë plotësisht e qartë se cilat të dhëna përpunon inteligjenca artificiale dhe sa të sakta janë. Pamjet e kamerave ruhen për një muaj në mjediset arsimore, ndërsa sinjalizimet e prodhuara ruhen për një vit në sistemin qendror të drejtuar nga Policia e Shtetit. Ministria e brendshme thotë se të dhënat përpunohen brenda Shqipërisë dhe fshihen ose mbishkruhen pas përfundimit të afateve.

Megjithatë, raporti nuk sqaron plotësisht se kush e ka zhvilluar softuerin, kush kontrollon kodin dhe nëse ka mundësi qasjeje nga larg ndërkohë që ka dyshime për implikime të kryeministrit me prodhuesit e kamerave dhe njerëzit që përfshihen në vendosjen e tyre.

Këto 20 shkolla janë pjesë e projektit më të gjerë të quajtur “Smart City”, i cili parashikon vendosjen e sistemeve të ngjashme në 873 shkolla në 24 qytete, si edhe në 28 pika kufitare dhe 12 drejtori vendore të Policisë. Projekti përfshin edhe njohjen automatike të targave, kamera trupore, radarë dhe sensorë zhurme, duke e shndërruar atë nga një rrjet të thjeshtë kamerash në një rrjet më të gjerë të mbikëqyrjes dhe analizës së të dhënave me implikime tejet të rrezikshme për të ardhmen tonë.   

Big Brother apo Big Totalitarizëm?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA