Kryetarët bëjnë ndryshime të papritura në listat e kandidatëve: disa të vjetër nxirren “jashtë loje”
Ndërsa demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve
Voa-SHJ
09/03/2021 - 09:05
Dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt. Ndërsa demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.
“Eshtë krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës”, deklaroi para fillimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari socialist Edi Rama, i cili vetë do të jetë në dy lista, si në Vlorë edhe në Durrës, në vendin e 8, që përfaqëson dhe objektivin bazë të mandateve që socialistët synojnë në këto dy qarqe.
Por në fakt, ky rregull nuk është zbatuar kudo. Në Dibër, drejtuesja politike, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, nuk u përfshi fare në listat e këtij qarku, duke u transferuar në Korçë. Po ashtu dhe në Tiranë, dy drejtuesit politikë, Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali, janë në pjesën e sipërme të listës.
Në krye të qarqeve, me përjashtim të Fierit, ku është emri i zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe Dibrës, ai një emigranti me një histori suksesi në Londër Lavdrim Krashi, të gjitha janë gra, pjesa dërrmuese, emra tërësisht të rinj dhe pa një lidhje direkte me politikën.
Ajo që bie në sy është fakti se figura të njohura socialiste mbetën jashtë përzgjedhjes. Një pjesë e tyre, si Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Musa Ulqini, kanë deklaruar publikisht se janë tërhequr. Ndërsa për të tjerë, siç është rasti i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, vendimi ka qenë i qartë për t’u lënë jashtë. Që nga momenti që ai u hoq nga kryeministri, pas 5 vitesh drejtimi të diplomacisë, nga një prej figurave qendrore të kabinetit qeveritar, zoti Bushati mori një tjetër goditje nga zoti Rama, kur në vitin 2019, iu hoq drejtimi politik i qarkut të Shkodrës. Marrëdhëniet mes të dyve njohën përgjithësisht vetëm acarime, edhe për shkak të kritikave publike të zotit Bushati ndaj disa aspekteve të mënyrës së qeverisjes, apo dhe disa vendimeve të qeverisë.
Disa figura të tjera socialiste si ish ministrja e Mbrojtjes, dhe Kryetarja aktuale e Komisionit të Politikës së Jashtje të Parlamentit Mimi Kodheli, apo dhe ish kryeministri e Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, janë renditur në zona të rrezikuara të listës.
Akoma më e habitshme, ishte renditja si i 23-ti në listën e Tiranës, të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Mbetet i paqartë kriteri i përdorur nga PS në rastin e zotit Xhafa, aq më tepër kur socialistët, synojnë sërish të përdorin edhe në këto zgjedhje, Reformën në Drejtësi, si një prej kuajve kryesorë të betejës së tyre elektorale, ndërkohë që ai [Xhafa] ishte njeriu që udhëhoqi të gjithë procesin e reformës.
Megjithatë ndryshimet e fundit në Kodin elektoral, i mundësojnë një kandidati të kërcejë në pjesën fituese nëse ai arrin të marrë personalisht, së pari mbi 10 mijë vota, e së dyti që këto vota të jenë më të mëdha në numër se sa të një prej kandidatëve që renditen në zonën e sigurt. Dhe pjesa e parë e listës në Tiranë, ka jo pak emra që mund ta kenë të vështirë të marrin një mbështetje të gjerë elektorale.
Në krahun tjetër edhe zoti Basha ka ndërmarrë ndryshime të forta duke lënë jashtë gjithashtu emra të njohur, ndërsa të tjerë, sikundër dhe në rastin e socialistëve, janë zbritur në zonat jo të sigurta të listave. Janë të paktën 11 ish deputetë demokratë të cilët janë lënë jashtë, mes tyre dhe emra si Genc Pollo apo dhe Luciano Boçi. Po ashtu, nuk është e qartë zgjedhja e kryetarit demokrat, për të mos përfshirë disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti, si Fatbardh Kadilli apo Enno Bozdo.
Kandidatët demokratë duket se janë penalizuar ndjeshëm dhe nga fakti që për të mbajtur një opozitë të bashkuar, zoti Basha është detyruar të bëjë koncensione [lëshime] jo të vogla ndaj aleatëve të saj të vegjël. Vetëm në Tiranë, në pjesën e sigurt të listës janë 5 emra të aleatëve, Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së. I ndryshëm është rasti i kreut demokristian Nard Ndoka, i cili është renditur në zonë thuajse të pasigurt. Voa
Lista e PS-së:
Tiranë
1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilada Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Mmuharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini
Shkodër
1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta
Kukës
1. Gerta Duraku
2. Petrit malaj
3. Halim Dauti
Lezhë
1. Lindita Nikolla
2. Eduart Nndreca
3. Shpresa Marrnoi
4. Gentian Malotaj
5. Benard Bbalaj
6. Eueda Molla
7. Erjola Ndoci
8. Gjon Ndoci
9. Lina Guri
Dibër
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra
3. Dionis Ymeri
4. Melaim Damzi
5. Spartak Koltraka
6. Anisa Gjika
Durrës
1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
9. Ana Dhamo
10. Artan Bitri
11. Kejda Bejaj Ferra
12. Arkend Balla
13. Denis Deliu
14. Klementina Meçe
15. Erjon Meka
Berat
1. Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naco
5. Blendi Klosi
6. Sara Satka
7. Jurgen pushi
8. Klajdi Qama
9. Rabushe Hoxha
Fieri
1. Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. Bashkim Fino
5. Baftiar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro
10. Gramoz Ruçi
11. Robert Bitri
12. Mirza Petushi
13. Arber Arapi
14. Sokol Krasniqi
15. Esiola Hoxha
16. Erges Krakolli
17. Adela Hysenaj
18. Nimet Musai
Elbasan
1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa
Korçe
1. Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
7. Edlira Bode
8. Bledi Çomo
9. Besa Spaho
10. Dhora Dajko
11. Arian Jaupllari
12. Vasil Sterjovski
Vlorë
1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati
Gjirokastër
1.Mirela Kumbaro Furrxhi
2.Laert Duraj
3.Bledar Çuci
4.Artemis Malo
5.Kosta Garo
6.Kjara Adhami
Lista e PD-së:
Qarku i Tiranës:
1. Lulzim Basha
2. Jorida Tabaku
3. Alfred Rushaj
4. Albana Vokshi
5. Sali Berisha
6. Agron Shehaj
7. Fatmir Mediu
8. Grida Duma
9. Shpetim Idrizi
10. Belind Kellici
11. Vangjel Dule
12. Mesila Doda
13. Dashamir Shehi
14. Flamur Noka
15. Orjola Pampuri
16. Aldo Bumci
17. Ivi Kaso
18. Oriela Nebiaj
19. Gent Strazimiri
20. Mirela Tabaku
21. Clirim Gjata
22. Enkeleda Sallaku
23. Dorian Teliti
24. Ariana Çela
25. Taualnda Jupi
26. Lediana Fratari
27. Mimoza Hajdarmataj
28. Gentian Muca
29. Mirash Shkodra
30. Myqerem Deliu
Sakaq, qarku i Kukësit do të kryesohet nga Flamur Hoxha, ndërsa ai i Gjirokastrës nga Tritan Shehu. Ndërsa në Lezhë do të jetë Mark Marku dhe në Dibër kryeson Xhelal Mziu.
Përsa i përket Elbasanit do të jetë Gazment Bardhi, në Berat Tomor Alizoti dhe në Shkodër Helidon Bushati.
Qarku Kukës
Flamur Hoxha
Isuf Celaj
Shyrete Koka
Admir Sinemat
Demush Kastrati
Vjollca Omuri
Gjirokastër
Tirian Shehu
Roland Bejko
Entela Shehaj
Kosta Barrka për PBDNJ
Myzafer Elezi
Johana Qerollari
Bajram Hysa
Dibër
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Çupi
Edmond Isaku
Luan Hala
Irini Shehu
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jetoj Kaloshi
Berat
Tomorr Alizoti
Kasem Mahmumataj
Aferdita Pushi Gjini
Bujar Hoxhaj
Pellumb Nako
Alketa Mukavelati
Ardit Benja
Denis Sahatçiu
Ermira Bullari Arizi
Muharrem Hoxhaj
Shkodër
Helidon Bushati
Emilia Kolico
Tamadan Lika
Greta Bardeli
Zif Hila
Lusovik Dega
Bardh Spahia
Nard Ndoka
Izmira Ulqinaku
Aldo Gega
Arben Gjuraj
Helga Sallaku
Hil Kola
Ermira Çobaj
Elbasan
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Lefter Gostenja
Eugen Isai
Lumturi Hasa
Dashnor SulaQani Xhafa
Durim Cekrezi
Ibrahim Sako
Anila Bishqemi
Ardian Zeneli
Mehdi Shehu
Erlind Gurra
Megi Balliu
Lezhë
Mark Marku
Agron Gjekmarkaj
Lidita Metaliaj
Kastriot Piroli
Zef Gjoka
Roza Hila
Gjivalin Lasku
Salvator Kacaj
Albert Melyshi
Fier
Enkeled Alibeaj
Eralda Tase Bano
Saimir Koreshi
Luan Baci
Aleat
Ilda Dhori
Agron Kapllanaj
Luljeta Sejko
Ndricim Bali
Alketa Luga
Dilaber Kamberi
Edmon Cepele
Elisabeta Rredhi
Jakup Beqiri
Ledio Kastrati
Heriselda Prishta
Roel Zoga
Leonard Feleqi
Ardian Ferro
Edi Nushi
Ledia Shehu
Korçe
Edmond Spaho
Sorina Koti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Salaudin Jakupllari
Marjeta Halili
Andrea Mano
Alfred Gega
Suela Myrtellari
Anila Hysenbegasi
Arben Kambo
Nikollaq Doku
Landi Gusho
Kico Tane
Vlorë
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj
Nada Daullja
Jolio Dine
Julin Zoto
Nada Meçorapa
Athird Hoxhaj
Alta Azizi
Lorenc Danaj
Edmon Fetahu
Manjola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 24 reads



