...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qeveria amerikane siguroi një tjetër blerës të përhershëm për gazin: tecin e Vlorës dhe shqiptarët

Kujtojmë se gazi amerikan është shumë më i shtrenjtë se gazi i TAP-it dhe vendeve të tjerë!

SHJ

12/03/2021 - 09:28

Shqipëria dhe SHBA nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimit për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika në Shqipëri.

Marrëveshja e nënshkruar në Hjuston Texas të SHBA-ve nga ministrja Belinda Balluku dhe përfaqësues të kompanisë amerikane u vlerësua si një zhvillim fantastik për energjitikën shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet shqiptaro - amerikane.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipërisë, Yuri Kim, tha se kjo marrëveshje e jashtëzakonshme është akumulim i punës së shumë qendrave për një kohë të gjatë.

“SHBA ka mbështetur rolin unik të aleates së NATO-s, Shqipërisë, për të zhvilluar sigurinë, e vecanërisht sigurinë e saj energjitike. TEC i Vlorës do të shënojë një zgjerim të mundësive europiane drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë. Një Europë me burime të qëndrueshme energjitike është një partnere e fortë për të punuar në objektiva të përbashkëta” - tha zonja Kim.

Diplomatja amerikane tha se Vlora do të jetë një hap tjetër për të përballuar sfidat e energjisë dhe klimës në rajon.

Marrëveshja e sotme i jep fund varësisë së tec-eve me qymyrguri në rajon, duke i hapur rrugën energjisë diellore, hidrike etj. Sipas ambasadores Kim, kjo marrëveshje është mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA - Shqipëri, e cila u shndërrua nga Koreja veriore e Europës në një burim të mundshëm energjie për rajonin dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë nga një platformë online. Ai tha se Shqipëria është toka më pro-amerikane në këtë anë të botës.

“Ne do të bashkëpunojmë për të shndërruar Shqipërinë në eksportuese të energjisë brenda vitit 2030 dhe për këtë kemi partnerët më të mirë. Kjo do të jetë një mbështetje e madhe edhe për ekonominë e Shqipërisë, duke e shndërruar Vlorën në një qendër eksporti të gazit të lëngshëm” - tha zoti Rama.

Ministria e infrastrukturës e energjisë e Shqipërisë dhe kompanisë Exxon Mobil & Excelerate Energy nënshkruan bashkëpunimin për një projekt, i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me gaz të lëngshëm, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e gazit të lëngshëm, duke e shndërruar Vlorën në një qendër rajonal për gazin e lëngshëm. Voa

Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur memorandumin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Exxonmobile dhe Excelerate Energy, duke i cilësuar si hapa te parë drejt rinisjes dhe zgjerimit të operacioneve të termocentralin e Vlorës.

Në një letër dërguar ministres së infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku. Zëvendëssekretari i shtetit per europën dhe eurazine, Philip Reeker thekson se ky partneritet do të kontribuojë ndjeshëm për pavarësinë energjetike të vendit tonë, dhe do ta kthejë Vlorën e Shqipërinë në një qendër energji.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në letër, e mbështesin me forcë Shqipërinë ne avancimin e sigurisë energjitike. Struktura në Vlorë do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit të qasjes së Europës ndaj burimeve të shumëllojshme dhe te qëndrueshme të energjisë. Një Europe e sigurtë në burimet e saj të energjisë është një partner i fuqishëm në arritjen e objektivave tona të përbashkëta në rajon e në mbarë botën.

Përpjekjet tuaja për firmosjen e marrëveshjes kanë qenë domethënëse e personalisht, e vlerësoj vizionin tuaj dhe dëshirën për të punuar me firma të rëndësishme amerikane për këtë projekt, nënvizon ne letër zyrtar i lartë i departamentit te shtetit.

Top Channel   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA