Tom Perez, kreu i ri i demokratëve
VOA
26/02/2017 - 14:49
Partia Demotratike në Shtetet e Bashkuara zgjodhi si kryetar të saj, ish-Sekretarin e Punës në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, Tom Perez.
Ai do të ketë detyrën e vështirë të rikonsolidimit të Partisë Demokrate, pas disfatës në zgjedhjet presidenciale, që i fitoi Republikanë Donald Trump.
447 anëtarë të Komitetit Kombëtar Demokrat votuan të shtunën në Atlanta. Një nga kandidatët e tjerë kryesorë ishte kongresmeni nga Minnesota Keith Ellison.
Fitorja e zotit Perez, bir emigrantësh domenikanë, shihet si një humbje për krahun më liberal të partisë, pasi ai ishte kandidati i pjesës më konvencionale të partisë.
Disa analistë politikë e kishin konsideruar votën si një betejë mes krahut të ish-rivalëve presidencialë Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 3 reads



