...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Partitë politike ia “kthejnë” popullit paratë e vjedhura me propagandë në rrjetet sociale

Libraria e reklamave në Facebook në kuadër të politikës së transparencës ka bërë të ditur te gjitha sponsorizimet për reklamat politike, ku për Shqipërinë më 30 ditët e fundit janë harxhuar plot 123 mijë dollarë

Topchannel

15/04/2021 - 20:12

Forcat kryesore politike dhe kandidatët e tyre duket se “betejën” për 25 prillin e kanë shtrirë edhe në rrjete sociale. Libraria e reklamave në Facebook në kuadër të politikës së transparencës ka bërë të ditur te gjitha sponsorizimet për reklamat politike, ku për Shqipërinë më 30 ditët e fundit janë harxhuar plot 123 mijë dollarë.

Nga Partia Demokratike kandidatët kryesore që kanë shpenzuar me shumë në rrjete sociale janë Agron Shehaj, kryetari Lulzim Basha, Belind Këllici dhe Lediana Fratari, që arrijnë një total prej 27 milionë lekësh.

Ndërkohë Partia Socialiste duket se ka ndjekur një strategji tjetër duke sponsorizuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare me kosto deri në 15 milionë lekë.

Kandidatet që shihen më aktivë në rrjet nga kjo forcë janë Alqi Bllako, Arben Pëllumbi, Dallëndyshe Bici dhe Eduard Shalsi, që arrijnë një total prej 17 milionë lekësh.

Gjithashtu nga të dhënat e vrojtuara vihet re se janë shumë faqe të pavarura, që bëjnë propagandë për punët e qeverisë dhe kandidatëve të forcës së majtë politike, me një shifër që shkon deri në 30 mijë dollarë. LSI duket forca që e ka neglizhuar më shumë strategjinë në rrjete sociale, duke shpenzuar shifra minimale, ku bien në sy Kryetarja Kryemadhi me 3 mije dollarë.

Shpenzimet e ndara sipas qarqeve tregojnë se më shumë para janë hedhur për imazhin e kandidatëve në qarqet ku lufta është edhe më e fortë. Kryeson Tirana me 58 mijë dollar e më pas Elbasani mbi 10 mijë dollar në Elbasan. E kështu më radhë. Më pak janë shpenzuar për garën elektorale në Gjirokastër dhe Kukës, ku praktikisht ndarja e mandateve është e qartë edhe pa u votuar.

Shpenzimet për fushatën në Facebook: Në 30 ditë, 123 mijë USD.

Sponsorizime, kandidatët e PD

Agron Shehaj 10,118 USD

Lulzim Basha 9,168 USD

Belind Këlliçi 1,830 USD

Lediana Fratari 1,116 USD

Bardh Spahia 997 USD

Helidon Bushati 987 USD

Fatmir Mediu 862 USD

Alfred Rushaj 714 USD

Eduart Sharka 608 USD

Gazment Bardhi 469 USD


Sponsorizime, kandidatët e PS

Dallëndyshe Bici 4,053 USD

Eduard Shalsi 3,623 USD

Alqi Bllako 2,982 USD

Arben Pëllumbi 2,919 USD

Ilir Metaj 2,199 USD

Plarent Ndreca 770 USD

Etjen Xhafaj 567 USD

Bora Muzhaqi 547 USD

Damian Gjiknuri 463 USD

Ermonela Felaj 458 USD


Sponsorizime, kandidatët e LSI

Monika Kryemadhi 2,027 USD

Vojo Bregu 2,489 USD

Floida Kërpaçi 506 USD

  


Shpenzimet sipas qarqeve

Qarku Tiranë 58,091 USD

Qarku Elbasan 10,643 USD

Qarku Shkodër 9,153 USD

Qarku Durrës 9,078 USD

Qarku Fier 8,742 USD

Qarku Vlorë 6,896 USD

Qarku Korçë 6,364 USD

Qarku Berat 3,454 USD

Qarku Dibër 3,074 USD

Qarku Lezhë 2,802 USD

Qarku Gjirokastër 1,864 USD


Qarku Kukës 1,649 USD   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA